MENU
klinika

Disa rregulla të rëndësishme

Çfarë duhet të dinë prindërit përpara se fëmijët e tyre të hyjnë në Threads?

22.07.2023 - 08:03

Njerëzit shpesh e anashkalojnë leximin e politikave të gjata të privatësisë. Por Erfan Shadabi, një ekspert i sigurisë kibernetike në Comforte AG, tha se prindërit veçanërisht duhet të familjarizohen me politikën e privatësisë së Threads dhe të kuptojnë se çfarë informacioni personal mbledh, si dhe se si ruhen.

Aplikacioni është i hapur për përdoruesit mbi 12 vjeç.

Por për këdo nën 16 vjeç, Threads thotë se, ashtu si Instagrami, do ta mbajë profilin e tyre privat.

“Prindërit duhet t’i mësojnë se si të vendosin profilin e tyre privat, të kufizojnë se kush mund të shikojë postimet ose përmbajtjen e tyre dhe si të menaxhojnë kërkesat e miqve ose ndjekësve”.

“Meta më ka frikësuar gjithmonë kur bëhet fjalë për privatësinë. Threads, si çdo produkt apo aplikacion tjetër i Meta-s, po gërmon sa më thellë që të jetë e mundur në thesarin që është informacioni personal”, thotë eksperti.