MENU
klinika

Kreshnik Spahiu paralajmëron lajme tronditëse

“Dy politikanët që do u pritet “koka” nga SPAK”

28.07.2023 - 10:50

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar se shumë politikanë shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe kriminale pritet të shpallen “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Gjatë një prononcimi për mediat, e teksa komentoi mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, zoti Spahiu zbuloi se pse kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në strukturën e partisë. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, ai deklaroi se dy arsyet, sipas tij, janë hetimet nga SPAK dhe paralajmërimi se zyrtarë të PS do shpallen “non grata” në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Madje juristi paralajmëroi edhe telashe për ish-sekretarin ë Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili sipas tij, do të ketë telashe me SPAK. “Arsyet janë dy, e para është faktori amerikan, që lidhet drejtpërdrejt me një investigim për në tender në unazën e Tiranës dhe e dyta përfshirja në disa dosje hetimore të Tiranës. Tashmë është krijuar praktika se kur Rama të largon, SPAK-u bëhet gati dhe të kafshon. Se deri ku do arrijë kafshimi i SPAK për Gjiknurin dhe për njerëz të tjerë që pritet të ndryshojnë në qeveri deri në shtator. Nuk është mirë të spekulojmë por një gjë dihet, ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë se do ketë persona të tjerë që do të shpallen “non grata” nga Britania e Madhe dhe këta nuk do jenë nga opozita. Gjithashtu shtetet e bashkuara të Amerikës kanë përfshirë në listën e zezë të shpalljes “non grata” edhe zyrtarë të tjerë nga Shqipëria”, deklaroi ai. I pyetur se a e lëshoi Rama Gjiknurin, zoti Spahiu theksoi se kryeministri u detyrua. “Mendoj se e detyruan që ta largojë. Unë them se ka dy terma për largimet e Ramës, demokratët preferojnë ta thonë që Rama të lëshon, ndërsa socialistët e quajnë standard. Gjiknuri ishte i fundit nga kupola e rilindëseve që e rrethonin Ramën në 2013 kur ai erdhi në pushtet, ose janë larguar, ose janë në burg”, u shpreh ai.

Situata në PD dhe PS
Më tej juristi i njohur, Kreshnik Spahiu u ndal edhe tek situata brenda Partisë Demokratike, e cila tashmë është përçarë, si dhe brenda Partisë Socialiste, teksa theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë jashtë loje përmes partive të reja. Sa i takon kryeministrit Edi Rama, zoti Spahiu theksoi se plasja e disa skandaleve brenda mazhorancës duhet që të provokonte një votëbesim të qeverisë në Parlament. “Mendoj se është po i atyre përmasave sa ka në qenë piramidat paçka se nuk janë hapur depot me armët dhe të kemi konfrontim ushtarak mes popullit dhe qeverisë, mendoj se duhet moralisht në mos zgjedhje të parakohshme Rama të shkonte në Parlament dhe të votëbesohej, kjo ishte detyrim i elektoratit socialist, përfshirë edhe historinë e Gjicit që zbuloi një fenomen që është bërë i zakonshëm në zyrat e shtetit që janë motele të marrëdhënieve seksuale. Unë them se do zhvillohen edhe zgjedhjet e Kukësit dhe do testojnë dhe veriun dhe jugun dhe çështjen e emigrantëve, në Rrogozhinë që kishte një numër të lartë votash që kishin votuar PS. Nga ana tjetër, them se opozita aktuale do kishin momentin e artë për të marr maksimumin e votave me këto skandale që ndodhën. Unë them se do dalin disa parti të reja që do ta lënë në hije Berishën dhe Bashën sepse njerëzit do përpiqen që të përqafojnë një frymë të re.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!