MENU
klinika

"KFOR-i të marrë në kontroll veriun"

Rama flet për skenar të zi në Kosovë: Mund të kemi stok viktimash

28.09.2023 - 12:23

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Sipas Ramës, BE dhe komuniteti euro-atlantik duhet të ndërhyjnë që të zbatohet plani franko-gjerman.

‘Formati i dialogut duhej ngritur si konferencë me planin franko gjerman, ndërsa përfaqësimi i BE-së, dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë, me Francën dhe Gjermaninë në nivelin e presidentit dhe kancelarit si bashkautore të këtij plani.

Minimalisht formati i sotëm i Brukselit ku hyjnë e dalin dy burra andej këtej ska më asgjë për ti ofruar paqes në këtë situatë të re, kjo besoj minimalisht është e qartë. Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe shumë më shpejt se çmund të mendosh në një ditë si kjo ku s’ndodh asgjë se është vetëm ajo që duket, prandaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur lart dhe duhet ngritur shpejt, por duhet patur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshje të formësuara ca gojarisht ca të pazbatuara, me vonesën mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur.’- tha Rama.

Rama gjithashtu kërkoi sot nga KFOR-i që të marrë nën kontroll veriun e Kosovës për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit me Serbinë.

Kjo deklaratë u bë dje edhe nga presidentit serb, Vuçiç që kërkoi që të largohet policia e Kosovës nga veriu. Edi Rama u shpreh edhe njëherë tjetër që duhet të konferencë e nivelit të lartë përpara se të shpërthejë konflikti dhe të ketë më shumë viktima.

“Formati i normalizimit duhet ngritur në nivelin e një konference me bisedime të pandërprera. Përfaqësimi i BE-së dhe komunitetit euroatlantik duhej ngritur në nivelin më të lartë. Me Francën dhe Gjermaninë në konferencë në nivelin e Presidentit dhe kancelarit. Sot është e qartë, që minimalisht formati i Brukselit ku vejnë dhe vijnë dy burra dhe hyjnë e dalin dy burra atje nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Gjërat mund të shkojnë larg dhe shpejt prandaj niveli i përfaqësimit në dialog duhet ngritur.

Vonesa mund të sjellë edhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur. Për të parandaluar këtë konflikt, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë edhe në samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar. Më vjen mirë që tani e kërkon edhe Kosova, KFOR-in në veri. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. Madje disa zëra e kanë kërkuar edhe nga pala serbe” tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!