2023-i ka qenë një vit i mirë për sektorin energjetik në vend. Reshjet e shiut favorizuan prodhimin e energjisë në Kaskadën e lumit Drin, duke bërë që përveç plotësimit të nevojave konsumatore, edhe të shitej energji. Po ashtu, këtë vit nisi funskionimin Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, teksa zhvillime pati edhe në drejtim të eficiencës së energjisë, vetëprodhimit, por edhe për sektorin e gazit.
Për t’u ndalur fillimisht në sektorin elektroenergjetik, ai u karakterizua nga rritja e prodhimit të energjisë, në raport me një vit më parë.
Rreth 7.1 mln mËh energji u prodhuan gjatë 10-mujorit të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke tejkaluar sasinë e gjeneruar gjatë gjithë vitit të kaluar, ku përgjatë 12-muajve u gjenerua 7 mln mËh energji. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga hidorecentralet e Kaskadës së Drinit me 61.2 % të energjisë totale. Gjithsesi, niveli i liqenit të Fierzës në Kaskadën e lumit Drin ra nën mesataren historike në muajt gusht, shtator dhe tetor, teksa gjatë kësaj periudhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare importoi energji, për plotësmin e nevojave konsumatore. Ndërkaq, ka vijuar prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar vijon të mbetet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike. Në total këto impiante prodhuan 55 678 mËh energji, duke shënuar rritje të lehtë në raport me vitin 2022, ku përgjatë 12-mujave prej këtyre impianteve u prodhua 51 260 mËh energji.
Rritja e prodhimit solli një faturë të ulët për import energjie, teksa miliona euro u gjeneruan nga shitja e saj.
KESH nisi blerjet e energjisë në gjysmën e dytë të vitit, ndërkohë që deri në muajin qershor prodhimi në kaskadë mundësoi nevojat vendase për energji elektrike, teksa paralelisht u kryen edhe një sërë procedurash për shitjen e energjisë. Nga mbiprodhimi në Kaskadë, deri në muajin qershor KESH arkëtoi rreth 41.5 mln euro, ndërkohë që nëse i shtojmë dhe të ardhurat e siguruara me 2 procedurat e fundit, kjo vlerë shkon në 46 mln euro. Kjo situatë e ka vendosur në pozita të favorshme korporatën, duke qenë se edhe fatura për blerjen e energjisë deri më tani ka shkuar në 49 mln euro, një vlerë shumëfish më e ulët se ajo e vitit të kaluar, që arriti në 504 mln euro.
Situata ishte thuajse e njëjtë edhe në 6-mujorin e dytë, ndonëse në muajt u realizuan disa procedura importi. Ndërkohë, paralelisht me situatën e favorshme financiare, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hodhi disa hapa, në drejtim të rritjes së kapaciteteve prodhuese publike.
Me një fond limit prej 837.1 mln lekë, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e impiantit fotovoltaike në Digën e Zadejës, që ndodhet në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Referuar dokumenteve të tenderit, fuqia e instaluar parashikohet të jetë 8.25 MËp, ndërkohë që kontrata që synohet të nënshkruhet do të përfshijë 4 faza. Faza e parë përfshin studimin e fizibilitetit, projektimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për marrjen e lejeve përkatëse për instalimin e impiantit fotovoltaik të Zadejës. Këtu përfshihet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm, që nga lejet e ndërtimit, ato mjedisore, lidhja me rrjetin e transmetimit apo dokumentet për licencim pranë Entit Rregullator të Energjisë, për prodhim energjie. Faza e dytë parashikon ndërtimin e centralit, ndërsa faza e tretë testimin, komisionimin dhe fillimin e operimit. Ndërkaq, kontrata do të përmbajë edhe një fazë të katërt, që është mirëmbajtja e impiantit për një periudhë 2 – vjeçare. Në dokumentet e tenderit nuk ka specifikime mbi kohën kur centrali i prodhimit të energjisë nga dielli do të duhet të jetë në operim, por përcakton se projektimi duhet të jetë gati brenda 4 muajsh nga nënshkrimi i kontratës, ndërsa punimet për ndërtimin e tij parashikohet të zgjatin 12 muaj. Ky do të jetë impianti i dytë diellor që do të ndërtohet nga gjeneruesi publik i energjisë, teksa centrali me fuqi të instaluar 5.14 MËp në digën e Qyrsaqit, tashmë ka hyrë në prodhim. Sipas KESH, objektivi i përgjithshëm i projektit është diversifikimi i portofolit të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Po ashtu, një tjetër impiant diellor me fuqi të instaliar 50 MË parashikohet të ndërtohet nga KESH, në zonën e Belshit, teksa Bashkimi Evropian akordoi për këtë projekt edhe një grant.
Mbështetja e Bashkimit Evropian për sektorin e energjisë u konfirmua edhe pak ditë më parë, ku u akorduan rreth 10 mln euro grant për parkun fotovoltaik në Belsh, që do ndërtohet nga KESH.
Në fakt shifrat e energjisë së prodhuar nga centralet diellore mbeten në nivele të ulta, teksa rritje pritet të shënohet nga impiani i Karvastasë, që është gati për të nisur operimet.
Parku fotovoltaik në Karavasta është thuajse gati të nisë prodhimin e energjisë elektrike, teksa linja e transmetimit 220 kV Fier – Karavasta tashmë është vënë në punë. Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, kjo linjë është ndërtuar me fondet e kompanisë Voltalia, nëpërmjet së cilës realizohet lidhja e Parkut Fotovoltaik Karavasta me nënstacionin 220 kV Fier, që gjithashtu pritet të vihet në operim. Ndërtimi i linjës, me fonde të vetë kompanisë ishte detyrim që vinte nga marrëveshja e nënshkruar rreth 1 vit më parë për lidhjen me rrjetin e transmetimit.
Aktualisht, energjia diellore në vendin tonë paraqitet në shifra modeste, ndaj nisja e prodhimit të energjisë nga ky central do të ndikojë në rritjen e sasisë së gjeneruar nga burimet fotovoltaike, si dhe do të jetë një hap drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, që aktualisht varet thuajse tërësisht nga hidrocentralet. Parku fotovolatik i Karavastasë do të ketë një fuqi të instaluar prej 140 MË, ndërkohë që sipas marrëveshjes së nënshkruar me shtetin shqiptar, kompania Voltalia që fitoi ankandin, parashikon blerjen e energjisë elektrike me një çmim fiks prej 24.89 euro/mËh për 15 vjet për kapacitetin 70 MË. Ndërkaq, në fazë më pak të avancuar është ndërtimi i centralit diellor në Spitallë, ankandi i të cilit është fituar gjithashtu nga francezët e Voltalia.
Ndërkohë, gjatë vitit 2023 një zhvillim I rëndësishëm ishte miratimi i ligjit “Për nxitjen e përodrimit nga burimet e rinovueshme të energjisë”, që solli një sërë risish edhe në drejtim të vetëprodhimit të energjisë elektrike.
Projektiligji “Për nxitjen e përodrimit nga burimet e rinovueshme të energjisë” ka mbërritur në Kuvend, ndërsa përcakton se klientët që prodhojnë energji nga panelet diellore për qëllime autokonsumatore do t’i nënshtrohen skemës vjetore të matjes, duke ndryshuar atë aktualen që parashikon netim mujor. Në dispozitat kalimtare specifikohet se neni ku përfshihen të gjitha ndryshimet që prekin vetëprodhuesit e energjisë do të nisë zbatimin nga data 1 janar 2024. Por, sipas dokumentit, deri në këtë datë klientët privatë apo publike si dhe klientët familjarë mund të instalojnë një kapacitet total deri në 500 kË për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes. “Këta klientë përfitojnë sipas skemës së matjes neto të energjisë dhe duhet të instalojnë me shpenzimet e tyre një matës me dy drejtime. Bilanci neto dhe faturimi bëhen në baza vjetore për secilën pikë matëse’,-shtohet më tej. Aplikimi i kësaj skeme ka kohë që kërkohet nga bizneset dhe grupet e interesit, teksa viti që lamë pas shënoi një kërkesë në rritje për instalimin e këtyre impianteve, si pasojë e çmimeve tejet të larta e të papërballueshme të energjisë elektrike. Ndërkaq, qeveria nuk pranoi kërkesën tjetër të binzesve, për rritjen e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar, duke e lënë në 500 kË apo 0.5 MË.
Po ashtu, ky ligj i hapi rrugë edhe krijimit të kooperativave të energjisë apo thënë ndryshe bashkimit të prodhuesve nga dielli, era dhe uji.
Prodhuesit e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, sikurse është dielli, era apo uji mund të bashkohen me njëri-tjetrin, duke krijuar “kooperativa energjetike”. Sipas dokumentit, një komunitet i energjisë së rinovueshme ka të drejtë jo vetëm të prodhojë, por edhe të konsumojë, të depozitojë, të ndajë, të shesë energji të rinovueshme dhe të ofrojë agregim, duke përfshirë edhe marrëveshjet e shitblerjes së energjisë. Po ashtu, kooperativa energjetike do të ketë akses në të gjitha tregjet e përshtatshme të energjisë, drejtpërdrejt ose përmes agregimit, në mënyrë jodiskriminuese. “Komuniteti i Energjisë së Rinovueshme” është një entitet juridik që bazohet në pjesëmarrjen e hapur dhe vullnetare, është i pavarur dhe kontrollohet efektivisht nga aksionerët ose anëtarët që ndodhen në afërsi të projekteve të energjisë së rinovueshme, të cilat janë në pronësi dhe janë zhvilluar prej tyre. Ndërkohë që, përveç individëve, aksionerë mund të jenë edhe ndërmarrjet e vogla apo të mesme, si dhe autoritetet lokale, duke përfshirë bashkitë. Qëllimi kryesor i kooperativës së energjisë është të sigurojë përfitime mjedisore, ekonomike ose sociale, për aksionerët, anëtarët e saj ose për zonat lokale ku operon, në vend të fitimeve financiare.
Sipas ekspertëve ndryshimet ligjore do i japin një shtysë të mëtejshme prodhimit të energjisë nga dielli dhe era.
Eksperti për energjitë e rinovueshme, Anduel Çekrezi thotë për TV SCAN se disa nga ndryshimet më të rëndësishme lidhen me bilancin vjetor për vetëprodhuesit e energjisë dhe kooperativat energjetike. Po ashtu, Çekrezi shton se një risi tjetër lidhet mundësinë e instalimit të paneleve dillore për qëllime autokonsumatore në pallate.
Ndryshimet ligjore, erdhën në një kohë që interesi për vetëpordhimin e energjisë ishte i lartë.
Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1,249 deri në qershor të këtij viti, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori shkoi në 119,050 kË. Të dhënat raportohen nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, duke treguar një rritje të ndjeshme të impianteve të instaluar, jo vetëm gjatë vitit që lamë pas, por edhe gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.
Ndërkaq, vendi ynë pozicionohet mirë në raport me vendet e rajonit, në drejtim të kapacitetit të instaluar.
Maqedonia e Veriut, regjiston një kapacitet të instaluar prej 129,700 kË apo 10,650 kË më shumë se vendi ynë. E treta renditet Serbia e më pas Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Sipas Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, shumica e vendeve kanë kufizuar kapacitetin e lejuar për t’u instaluar, duke e justifikuar atë me nevojën për të ruajtur stabilitetin dhe besueshmërinë e sistemit të energjisë elektrike. Në Shqipëri, ky kapacitet është 500 kË. Ndërkaq, sipas Sektretariatit, vendi ynë duhet të kalojë në faturimin neto për vetëprodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo metodë është një mekanizëm faturimi që lejon një konsumator të marrë një vlerë monetare të llogaritur duke u bazuar në vlerën neto të energjisë elektrike të konsumuar nga rrjeti dhe vlerës të energjisë elektrike të futur në rrjet, brenda një periudhe kontabël.
Përveç krizës energjetike, ky trend në rritje për instalimin e paneleve diellore për vetëprodhimin nga dielli u ndikua edhe për shkak të kthimit të investimit për një kohë të shkurtër.
Bruno Papaj, ekspert i energjive të rinovueshme bën me dije kostot për një familje, që konsumon mesatarisht 700-800 këh/muaj, si dhe kohën e kthimit të investimit. Duke marrë në konsideratë që çmimi i energjisë për bizneset është më i lartë, koha e kthimit të investimit për këto kategori është më e shkurtër.
Sipas Papajt miratimi i ligjit të ri që parashikon bilancin vjetor për energjinë elektrike të vetëprodhuar, si dhe risitë për kooperativat e energjisë pritet t’i japin një tjetër shtysë instalimit të paneleve fotovoltaike për qëllime autokonsumatore.
Ndërkaq, ndonëse rikthimi i faturimit me fasha të energjisë elektrike ishte një opsion edhe gjatë vitit 2023, Enti Rregullator i Energjisë, mbajti të pandryshuara çmimet e shitjes me pakicë të energjisë elektrike, si dhe tarifat e shpërndarjes. Gjithsesi, ndryshimi i këtyre të fundit do të disuktohet gjatë vitit 2024.
Pavarësisht se mbajti të pandryshuara tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike, Enti Rregullator i Energjisë mund të ndërmarrë një proces të dytë gjatë vitit 2024, pasi kushtet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes mund të ndryshojnë, duke qenë se 31 dhjetori do të shënojë përfundimin e emergjencës së furnizimit me energji. Sipas Bordit të ERE-s, OSSH mund të përballet me rritje të kostove për mbulimin e humbjeve në rrjet.
Tarifa e shpërndarjes është pjesë përbërëse e formulës me të cilën përllogaritet çmimi i energjisë elektrike. Për klientët e lidhur në tensionin 35 KV tarifa është 1.55 lekë/kËh, për abonentët e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV, 3.99 lekë/kËh, ndërsa për klientët e lidhur në tensionin 0.4 KV, tarifa e shpërndarjes është 6.42 lekë/kËh.
Shtrenjtim nuk pësoi as çmimi i energjisë për furrat e bukës, ndonëse gjatë këtij viti u rikthue debate për ato subjekete që nuk tregojnë vetëm bukë, por edhe prodhime të tjera brumi e pastiçerie.
Enti Rregullator i Energjisë ka rrëzuar kërkesën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për rritjen e çmimit të energjisë për furrat e bukës, duke i faturuar si biznese për shkak të aktivitetit të prodhimeve të brumit dhe pastiçerisë. Në mbledhjen e bordit u theksua se kërkesa e paraqitur nuk përmbush kushtet e një aplikimi për ndryshimin e tarifave të energjisë eletkrike.
Diskutimet u fokusuan edhe te kërkesa e furrave të bukës për diferencim të çmimit apo instalimin e ty matësve, si dhe pengesat që i krijohen Furnizuesit të Shërbimit Universal për lidhjen e kontratave, duke shtuar se pavarësisht vendimit për rrëzimin e kërkesës, problematika e krijurar me këta abonentë kërkon zgjidhje. Debati për e energjisë elektrike për furrat bukës ka nisur që prej vitit 2018, por deri më tani ERE nuk ka miratuar rritje të çmimit, duke lënë në fuqi tarifën preferenciale prej 7.6 lekë/ kËh
Një nga zhvillimet më të rëndësishme në sektorin elektorenergjetik gjatë vitit 2023 ishte edhe nisja e operimeve të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike zhvilloi ankandin e parë, duke nisur operimet e ditës në avancë me një sasi modeste prej 7 146 mËh dhe me një çmim mesatar prej 130.98 Euro/mËh. Gjatë një ceremonie të zhvilluar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se sfida e radhës mbetet sigurimi I likuiditetit. E pranishme ishte edhe ambasadaorja e shtetve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se tregtimi përmes bursës mundëson transparencë në transaksione, si dhe rrit interesin për investiorët e huaj.
Bursa Shqiptare e nergjisë Elektrike është e dyta në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që pjes ë saj janë aktualisht janë anëtarësuar vetëm kompanitë publike të energjisë e më konkretisht, 3 kompanitë e OSHEE Group, OST dhe KESH.
Nisja e operimeve nga Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike u përshëndet edhe nga Sekretariati I Komunitetit të Energjisë.
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë e konsideron si hap pozitiv nisjen e operimeve të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX por thekson se sfidë mbetet sigurimi i një tregu likuid dhe përdorimi nga operatorët publikë dhe privatë. Sipas Sekretariatit, zhvillimi i tregut të ditës në avancë është një moment i rëndësishëm drejt avancimit të tregjeve të energjisë elektrike në vend dhe sigurimit të një sinjali transparent çmimesh për investimet në energjinë e rinovueshme. Por, thelbësor për rritjen e lukiditetit, sipas është nisja e operimeve Brenda së njëjtës ditë dhe bashkimi i tregut me Kosovën.
Prania e kompanive private në bursë u kërkua edhe nga ekspertët e ekonomisë në Shqipëri.
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komenton nisjen e funksionimit të këtij instrumenti me zhvillimin e ankandit të parë në datën 11 prill, ku anëtare janë vetëm kompanitë publike të energjisë.
Sipas Preçit, kompanitë energjetike të sektorti privat janë skeptike për listimin në bursë, edhe për shkak të nisjes së operimit në një kohë kur në vend aplikohen masat e gjendjes së jashtëzakonshme në furnizimin me energji elektrike. Për të krijuar një bursë energjie të plotë, eksperti thotë se është e nevojshme që të merren për bazë praktikate mira të ndjekura më herët nga vende më të zhvilluar. Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike është e dyta në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që aktualisht janë anëtarësuar vetëm kompanitë publike të energjisë e më konkretisht, 3 kompanitë e OSHEE Group, OST dhe KESH.
Gradualisht, gjatë vitit 2023 nisi listimi i kompanive private, teksa shifrat e fundit tregojnë për 16 subjekte shqiptare dhe 1 nga Kosova.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është anëtari i parë i regjistruar i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, për zonën ofertuese të Kosovës. Tashmë, KOSTT ka nënshkruar Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bursë, duke u bërë antar i ALPEX në Tregun e Ditës në Avancë. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut është kompania publike e Kosovës, që operon sistemin elektroenergjetik, ndërsa deri më tani nga kompanitë private të Kosovës nuk ka asnjë antarësim. Ndërkaq, sa i tragon Shqipërisë numri i kompanive private që janë bërë pjesë e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ka pësuar rritje, duke arritur në 11. Ndërkohë që, së bashku me 5 kompanitë shqipatre publike të energjisë, që ishin të parat që u antarësuan, numri total i subjekteve që mund të kryejnë transaksione të shit –blerjes për zonën ofertuese të Shqipërisë shkon në 16. Rritja e numrit të kompanive private pjesëmarrëse në bursë është një hap përpara në zhvillimin e tregut të organizuar të energjisë, si dhe i shumë kërkuar nga ekspertët dhe sektretariati i Komuniteti të Energjisë. Kjo, me qëllim sigurimin e çmimeve transparente në transaksionet që kryhen, si dhe tërheqjen e investorëve. Për t’u anëtarësuar janë të detyrueshme edhe një sërë tarifash, teksa aktualisht Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e tyre. Kërkesa erdhi nga ALPEX që synon, që përveç 13 tarifave ekzistuese të aplikojë tarifa edhe për tregtimin në emër të dikujt tjetër, për përdorimin e aplikacionit të bursës, si dhe tarifa për certifikatën digjitale për përdorues.
Vëmendje gjatë vitit 2023 iu kushtua edhe kursimit të energjisë, përmes aplikimit të masave të eficiencës së energjisë.
Teksa reduktimi i konsumit të energjisë është detyrim për abonentët që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie, një udhëzim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i hap rrugë krijimit të shoqërive të shërbimeve të energjisë dhe zbatimit të kontratave model që do të lidhen mes tyre dhe subjekteve që do aplikojnë masat e kursimit. Udhëzimi është miratuar që në nëntor të vitit 2022, por zbatimi do të nisë gati një vit më pas, duke qenë se në Fletoren Zyrtare u publikua vetëm një ditë më parë. Sipas dokumentit, qëllimi i përcaktimit të rregullave të operimit për këto shoqëri është promovimi i zhvillimit të tregut kombëtar të shërbimeve të energjisë. Ndërkohë që, krijimi i modelit të kontratës së performancës së energjisë që do të rregullojë veprimtarinë ndërmjet këtyre subjekteve dhe klientëve, qofshin institucione publike apo privatë synon të rregullojë kushtet dhe procedurat e bashkëpunimit për të zbatuar masat që reduktojnë konsumin e energjisë dhe kostot në një mënyrë të qëndrueshme teknikisht dhe financiarisht. Sipas udhëzimit, shoqëritë e shërbimeve energjetike duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërkohë që drejtuesit teknikë të tyre duhet të jenë auditues energjetikë të certifikuar. Teksa udhëzimi përcakton shërbimet që mund të ofrojnë këto shoqëri, specifikohet se ato do të jenë objekt kontrolli nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë, në rast të ankesave nga klientët. Paralelisht, këto subjekte do të jenë të detyruara të paraqesin pranë kësaj agjencie kontratat e shërbimeve të energjisë të lidhura me konsumatorët fundor dhe çdo dokument e të dhënë tjetër të kërkuar për vlerësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara të energjisë;
Teksa ky udhëzim hyri në fuqi, ekspertët sollën në vëmendje përfitimet që sjell aplikimi i masave të eficiencës së energjisë në ndërtesa në reduktimin e faturës së energjisë elektrike, si për konsumatorët familjarë, ashtu edhe për bizneset.
Sipas Dobjanit, vlera e investimit varion në varësi të sipërfaqes dhe tipologjisë së banesës. Gjithsesi, të dhënat tregojnë se kjo vlerë investimi kthehet në një kohë të shkurtër për shkak të reduktimit të faturës dhe energjisë elektrike.
Sipas Dobjanit, tashmë shumë institucione shtetërore po ndjekin praktika në aplikimin e masave të eficiencës së energjisë në godinat ekzistuese, ndërkohë që këto modele në të ardhmen do të duhet të ndiqen nga institucione të tjerë. Ndërkaq, përveç termoizolimit, masat e eficiencës së energjisë në ndërtesa përfshijnë edhe vendosjen e dritareve me dopio xham, zëvendësimin e ndriçimit me llamba led, blerjen e pajisjeve me klas energji eficient, etj.
Ndërkaq, në funksion të kursimit të energjisë u ndërmorën disa hapa në drejtim të ndriçimit publik
Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të hartojë masterplanin për ndriçim publik eficient në 5 qytete të vendit, duke synuar reduktimin e faturave të energjisë që pagujnë bashkitë. Masterplani do të përfshjië Elbasanin, Korçën, Shkodrën, Pogradecin dhe Kavajën, ndërkohë që pas hartimit të tij do të jenë bashkitë që do kryejnë projektet e detajuara dhe investimet përkatëse, në mënyrë që investimet në ndriçimin urban të realizohen me fluksin dhe parametrat e duhur të ndriçimit në varësi të klasifikimit të rrugës. Aktualisht kostot në buxhetet e bashkive, për ndriçimin publik janë të konsiderueshme. Ndërkohë që, sipas Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, ndriçuesit LED dhe sistemet e monitorimit dhe kontrollit të tyre, në dekadën e fundit kanë ofruar zgjidhje që përmirësojnë ndjeshëm eficiencën energjitike të sistemeve të ndriçimit rrugor, prodhojnë një ndriçim më të pastër, të kontrolluar e të monitoruar në distancë, jetëgjatë, estetikisht të këndshëm, pa ndotje dhe të lehtë në mirëmbajtje. Në një studim mbi potencialet e kursimit të energjisë elektrike në sistemet e ndriçimit rrugor me ndriçues LED në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Shkodër, është arritur në konkluzionin se shpenzimet në shfrytëzim dhe mirëmbajtje mund të zvogëlohen 20% deri në 50%, krahasuar me ekzistueset. Ndërkohë që, në Bashkinë e Hasit ku aktualisht është kryer zëvendësimi i llambave të vjetra, me llamba LED konsumi i energjisë është reduktuar me 74%, ndërsa fatura e energjisë elektrike për këtë institucion është ulur me 60%. Paralelish, vlerësohet se ndonëse investimi fillestar mund të jetë i lartë, koha e kthimit të tij është relazitivisht e shkurtër për shkak të kursimit që vjen nga faturat.
Zhvillime në sektorin e energjisë u shënuan edhe në drejtim të gazit natyror. Këto zhvillim lidhen me rritjen e kapacitetit të Gazsjellësit Trans adriatik, si dhe ndryshimin e Masterplanit të Gazit.
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar dokumentin, që i hap rrugë rritjes së kapacitetit të gazsjellësit Trans Adriatik. Ai është miratuar nga edhe nga enti rregullator i Italisë, ndërsa është në proces edhe nga Greqia, ku kalon tubacioni i TAP. Procesi i rritjes së kapacitetit të TAP synon shpërndarjen e kapaciteteve rritëse afatgjata në pikat ekzistuese ose të reja të ndërlidhjes përgjatë gjurmës së TAP dhe do të rrisë vëllimet e gazit të importuar në Europë. Pikat e Interkonjeksionit në fjalë janë: Kipoi, Komotini dhe Nea Mesimvria, në Greqi, Kuçovë, Relievi Roskovec dhe Fier në Shqipëri dhe Melendugno në Itali. Paralerlisht me vendimin e ERE-s, edhe qeveria ka miratuar disa ndryshime në Masterpalnin e Gazit, që është dokumenti më i rëndëisshëm për zhvillimin e sektorit të gazit natyror në vendin tonë. Vendimi i qeverisë ripërcakton detyrimin e TAP për të ndërtuar të paktën një pikë daljeje me dy drejtime në Fier, teksa një pikë e dytë daljeje është në diskutim në zonën e Kuçovës”. Po ashtu, është rritur niveli i presionit të lejuar në sistemin e transmetimit nga 50 bar, në 100 bar, në kushtet kur gazsjellësit Adriatiko –Jonian (IAP) nuk është ndërtuar ende. Paralelisht, vendimi i qeverisë ka përfshirë në listën e prioriteteve në terma afatshkurtër, zhvillimin e pikës së daljes dhe rrjetit të shpërndarjes Bashkia Korçë, si dhe zhvillimin i rrjetit të shpërndarjes së gazit të lëngshëm natyror. Prioritet në terma afatshkurtër mbeten edhe zhvillimi i gazsjellësit TAP – TEC-i i Vlorës, dhe nëse është e mundur, zhvillimi i sistemit të shpërndarjes së gazit në qytetin e Vlorës, si dhe zhvillimi i sistemit të transmetimit për të furnizuar konsumatorët spirancë në Fier dhe Ballsh.
Ndërkaq, Azerbajxhani shfaqi interes për investime në sektorin e gazit në vendin tonë.
Në fund të këtij viti parashikohet të përfundojë studimi i fiziblitetetit për projektin pilot të gazifikimit të vendit”. Gjithçka u bë me dije nga presidenti i Azerbajxhanit, gjatë deklaratës për media pas vizitës shtetërore të presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Pjesë e diksutimeve ishte edhe zgjerimi i infrastrukturës së gazit, nga vendi ynë drejt vendeve të rajonit. Projekti pilot për gazifikimin e vendit u njoftua në nëntor të vitit të kaluar. Fillimisht, u bë m dije se qyteti i përzgjedhur ishte Korça, por më pas u njoftua se programi i gazifikimit me investim të Azerbajxhanit, do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in, duke lënë të kuptohet se qyteti nuk është vendosur ende.
Ndërkaq, për herë të parë kompania publike e gazit, ALBGAZ depozitoi për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë planin e investimeve të gazit, për 10-vjeçarin e ardhshëm.
Gazifikimi i vendit kërkon një vlerë totale investimesh prej 748 mln euro. Kompania shtetërore ALBGAZ ka paraqitur për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë planin e investimve për 10-vjeçarin e ardhshëm 2023-2032, ku renditen projektet prioritare që parashikohet të realizohen. Në krye të listës renditen tubacioni nga pika e TAP në Fier, në TEC-in e Vlorës, gazsjellësi Fier – Ballsh dhe gazsjellësi adriatiko –ionian, në seksionin e Tiranës dhe Durrsit.
Për investimet afatshkurtra, që përfshijnë periudhën deri në vitin 2025, portofoli i projekteve madhore që do të realizohen arrin në 212.7 milionë euro, nga të cilat investimet financiare të Albgaz, në formën e kontributit të kapitalit për shoqëritë e projektit janë 30.41 milionë euro. Pjesa tjetër, do të duhet të sigurohen nga kompanitë e projekteve. Për periudhën afatshkurtër 2 projektet prioritare janë tubacioni Fier – Vlorë, si dhe ndërtimi i terminalit të GNL-së (gazit natyror të lëngshëm). Për periudhën afatshkurtër flitet edhe për projektin e gazifikimit të Korçës, por gjithsesi ai evidentohet veçmas projekteve prioritarë, pasi mbetet për t’u përcaktuar modeli i biznesit mbi këtë projekt, i cili është objekt ndryshimesh në prizmin e konfigurimit te strukturës aksionere dhe vlerave respektive të investimit ne këtë infrastrukturë.
Ndërkaq, investimet afatmesme 2026-2028 fokusohen në zhvillimin e tubacioneve të reja për të sjellë gazin për konsumatorët në Shqipëri dhe në vendet fqinje, sikurse është Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, etj.. Plani i Investimeve parashikon se pas vitit 2025, projektet e reja do të realizohen nga vetë Albgaz, jo nga kompanitë e projektit. I vetmi gazsjellës i planifikuar të përfundojë plotësisht në periudhën 2026-2028 është Interkonektori i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në rastin e tubacioneve të tjera të mëdha, punimet përgatitore, projektuese dhe ndërtimore do të vazhdojnë pas vitit 2028.
Aktualisht, veprimtaria e gazit është e përqendruar në pjesën jugore të vendit dhe furnizon rafineritë e naftës me vëllime modeste të gazit vendas. Rrjeti ekzistues i gazit ka një gjatësi prej 498 km dhe lidh të gjitha vendburimet e dikurshme të gazit, ndërkohë që për shkak të amortizimit, sasitë e transmetimit janë minimale.
Sa i takon zhvillimit të sektorit të naftës, gjatë këtij viti u bë public fakti se kompania italiane ENI planifikon të nisë shpimet për kërkimin e naftës në bllokun e Dumresë.
Kompania ENI planifikon të nisë shpimin e një pusi për kërikmin e naftës në Dumre, teksa ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për t’u pajisur me lejen mjedisore, që është kusht për kryerjen e këtyre operacioneve. Referuar dokumenteve të publikuar bëhet me dije se përgjatë viteve 2021 – 2022 është kryer faza fillestare e programit të kërkimit e më konkretisht studimi gjeofizik i Bllokut Dumre. Ndërkohë që, pas rezultateve të studimit gjeofizik, shoqëria po përgatitet të kryejë aktivitete kërkimore në këtë bllok me shpimin e pusit “Dumrea Deep-1”. Projekti synon të vlerësojë praninë e rezervuarit naftëmbajtës, që pritet të jetë midis 5000 – 6500 metra thellësi në tokë. Gjithsesi, në dokumente theksohet se pusi kërkimor “Dumrea Deep-1” ka si synim të vlerësojë praninë e mundshme të një akumulimi hidrokarburesh ende të panjohur. Si e tillë, ka edhe gjasa që mos të gjendet prani e hidrokarbureve brenda strukturës së synuar. Pas përfundimit të operacioneve të shpimit, pusi do të mbyllet, izolohet dhe do të braktiset. Shpimi i pusit kërkimor “Dumrea Deep-1” parashikohet të fillojë në tremujorin e dytë të vitit 2024 pas marrjes së të gjitha miratimeve dhe licencave përkatëse, ndërsa punimet civile do të fillojnë në dhjetor 2023/janar 2024. Kontrata me Ndarje Prodhimi mes Eni Albania dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Bllokun Dumre në rajonin qendror të vendit, u miratua nga qeveria në shkurt të vitit 2020.
Viti 2023 risolli në vëmendje edhe biokarburantet, teksa ligji i ri pritet të nisë zbatimin në vitin 2024.
Pas gati 4 vitesh, nga depozitimi i projektligjit, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve”, që u “harrua” në sirtaret e Kuvendit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik një ligj tërësisht të ri. Drafti, përveçse përcakton objektivat në drejtim të përdorimit të biokarburanteve, i jep përprësi edhe politikave nxitëse për kultivimin e bimëve energjetike, që shërbejnë për prodhimin e biokarburanteve. Sipas relacionit shoqërues, ligji ka qëllim promovimin e kontributit në përmbushjen e angazhimeve për emisionet e gazeve që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor, duke qenë se transporti është kontribuesi më i madh i CO2 dhe në përmasat e vendit, ndikon në ndryshimet klimatike. Më konkretisht, drafti parashikon që sasia minimale vjetore në treg e biokarburanteve dhe e lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind të sasisë të konsumuar në sektorin e transportit në vitin 2024. Nga viti 2025 e në vazhdim, kjo sasi do të jetë jo më pak se 10%. Po ashtu, sipas relacionit, qëllimi i ligjit është të krijohen politika nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike ne Shqipëri, për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë për prodhimin e biokarburanteve, biolëngjeve dhe biogazeve. Sipas ekspertëve, ndër speciet bimore që mund të përdoren për prodhimin e biokarburanteve janë: Soja, misri, kallami i sheqerit, luledielli, eukalipti, palmat, etj. Dhënia e subvencioneve për kultivimin e bimëve energjetike, ishte një nga kërkesat e Shoqatës së Hidorkarbureve gjatë diskutimeve të ligjit të mëparshëm në komisionet paralamentare, si një masë që do sillte reduktimin e çmimit dhe stimulimin e konsumit.
Duke marrë në konsideratë se sektori i transportit është një nga ndotësit më të mëdhenj dhe burim i prodhimit të gazeve me efekt serrë, disa hapa u shënuan edhe në drejtim të rritjes së përdorimit të makinave elektrike.
Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të nisë instalimin e karrikuesve për makinat elektrike, në disa qytete tursitike e pika kufitare. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 83.3 mln lekë, ndërsa parashikon pajisjen me infrastrukturën e domosdoshme për këtë kategori automjetesh qytetet e Sarandës, Vlorës, Korçës, Durrsit dhe Elbasanit. Po ashtu, parashikohet instalimi i tyre në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Kakavijës, Durrsit dhe Vlorës. Në dokumentet e tenderit specifikohet se një nga objektivët kryesorë është reduktimi i shkarkimeve të CO2 si dhe ndikimet në mjedis. Kjo, duke marrë në konsideratë se sektori i transportit është edhe ndotësi më i madh dhe burimi i prodhimit të gazrave me efekt serë. Gjithashtu, ky sektor është konsumatori më i madh në Shqipëri për konsumin e energjisë krahasuar me kërkesën totale finale për energji, duke shkuar në 40.5% të saj. Ndërkohë që, mbështetur në Planin Kombëtar të Veprimit për Energjinë dhe Klimën në lidhje me sektorin e transportit vendi ynë ka si detyrim uljen e konsumit të karburanteve fosile si dhe ndotjes së ambjentit që vjen prej tij. Për këtë qëllim objektivi i qeverisë shqiptare është instalimi i 200 deri 300 stacione karikimi deri në vitin 2025 në të gjithë vendin. Në dokumentet e tenderit theksohet se AEE është në kërkim të fondeve të nevojshme për realizimin e investimeve në këtë sektor për të arritur dhe objektivat kombëtarë lidhur me reduktimin e shkarkimeve të drejtëpërdrejta e të tërthorta të CO2, si dhe ndikimet në mjedis, kundrejt institucioneve të Bashkimit Europian, si anëtare nënshkruese e traktatit së energjisë.
Ndërkaq, për vitin 2024 projekti kryesor në sektorin energjetik duket se do të jetë ndërtimi i linjës nënujore të transmetimit të energjisë elektrike me Italinë.
Paralelisht, u njoftua hapja e garës për ndërtimin e rrjetit të gazit Fier – Vlorë, që do të mundësojë lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC Vlorë, me një gjatësi prej 33 km. /SCAN