MENU
klinika

Një kërcim babë e bijë

Momenti emocional i Eminem në dasmën e vajzës Hailie Jade

21.05.2024 - 13:04

Hailie Jade, vajza e Eminemit dhe ish-it të tij Kim Scott-it, u martua me Evan McClintock-un në një ceremoni intime të rrethuar nga të dashurit e tyre, përfshirë edhe babin e Hailie, Eminemin.

Në një ceremoni private të zhvilluar mes familjarëve dhe miqve, Haile Jade u martua me Evan McClintock, me të cilin kishte për më shumë se një vit që ishte e fejuar.

Nuk kishte si të mungonte dhe Eminem në këtë ceremoni madhështore, ku së bashku me të bijën shijuan një kërcim babë e bijë i cili u mbajt në një vend luksoz në Battle Creek, Michigan.

Hailie ndau gëzimin e saj në Instagram, duke postuar një sërë fotosh nga festa.

“Kaq shumë lotë të lumtur u derdhën, të qeshura dhe buzëqeshje u ndjenë dhe u ndje kaq shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetët tona si burrë e grua”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ana tjetër e imja” = The other side of me

Fryma e Maria Rafael në teatrin Bylis, koncert recital

Profil/ Njihuni me sekretet e Rihanna-së

Jeton duke ngrënë fruta dhe me muzikë të mirë

Çfarë dëgjoi bota në vitin 2019?

‘Top 5’ artistët më të dëgjuar të dekadës


Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!