MENU
klinika

“S’është hera e parë që…"

Vuçiç fyen Malin e Zi: Të enjten do shohim kë kemi miq

19.05.2024 - 12:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin përpara se të nisej për në Nju Jork, lëshoi kërcënime dhe ofendime në drejtim të Malit të Zi.

Ai kritikoi Podgoricën që ka njohur Kosovën dhe që po mbështet me votë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, që pritet të miratohet këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është hera e pare që ata na e kanë punuar pas krahëve”, tha Vuçiç duke iu referuar Malit të Zi.

Presidenti serb më tej shtoi se është i vetëdijshëm për atë që e pret vendin e tij.

“Unë i di përmasat e forcës që na kërcënon, e di sa të mëdhenj dhe të fortë janë, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se do të luftojmë më mirë nga se e presin”, tha Vuçiç mes tjerash.

“Të enjtën do të shohim kë kemi miq të vërtetë”, përfundoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat