Një grua e bukur, sipërmarrëse ambicioze e mbi të gjitha një grua që e respekton veten në çdo dimension të saj, Victoria Beckham, ka dhënë një intervistë ekskluzive për prestigjiozen ELLE, ku ka treguar më shumë për veten.
Ajo ka treguar se si është të jesh grua e bukur dhe pikat e forta që e karakterizojnë në përditshmërinë e saj.
Cili është momenti që vërtet ndiheni e lumtur me lëkurën tuaj?
E kam thënë gjithmonë se më pëlqen ajo që bëj. Jam me fat dhe e lumtur me lëkurën time çdo ditë dhe gjatë gjithë ditës.
Cili është momenti i preferuar i juaji ndaj vetes?
Më pëlqen të kthehem në shtëpi në mbrëmje, të heq make-up-in, të bëj një banjë dhe maska. Në atë pak kohë reflektoj edhe për ditën që kam kaluar.
A meditoni?
E bëj zakonisht kur ekspozohem para dritave LED, pajisja me rrezet infra të kuqe.
Cila është pamja juaj e preferuar që e përsërisni më shpesh në përditshmëri?
Unë nuk kam ndonjë pamje timen të preferuar. Jam e kënaqur me atë që jam në të gjitha krijimet e mia, respektoj atë që jam, respektoj trupin dhe mendjen time. Jam krenare për rolin tim si grua, nënë dhe drejtore kreative e dy markave të njohura të modës dhe bukurisë. Kujdesem për veten, më pëlqen të argëtohem, por më pëlqen të jem e disiplinuar në stilin e jetës.
Kujt ia atribuoni këtë?
Kjo nis nga siguria që jam e sjellshme dhe e respektoj trupin tim dhe sigurisht të ushqyerit shëndetshëm është pika fillestare e gjithçkaje.
Çfarë do të thotë të jesh një person i bukur sot?
Të kesh atë spontanitetin që vjen nga brenda dhe që përçon energji të mirë.
Cila është për ju fuqia e bukurisë?
Të bën të ndihesh më e fortë. Kështu ndihem kur vendos grim përshembull. Ndihem si versioni më i fuqishëm dhe më i mirë i vetes dhe këtë shpesh e tregoj në mënyrën se si sillem.
Çfarë vëreni menjëherë te një njeri tjetër sapo e shihni?
Mënyra se si i trajton të tjerët.
Së shpejti do të kemi një serial dokumentar për ju?
Po, do të jetë për mua, por si pronare biznesi, nuk do të jetë për jetën time personale. Do të flasë për mënyrën se si kam ndërtuar markën time të modës dhe bukurisë gjatë 16 viteve të fundit.