MENU
klinika

“Do të ishte makthi më i madh i Kim Kardashian”

Çfarë po planifikon Kanye West për fëmijët e tij

02.11.2024 - 17:00

Një burim i afërt me Kanye West, ish-bashkëshorti i yllit të reality show Kim Kardashian, ka bërë me dije se reperi po mendon ta kalojë gjithë jetën e tij në një emision televiziv reality, i ngjashëm me serialin e njohur amerikan të ish-gruas së tij, The Kardashians.

“Ai mund t’i përfshijë fëmijët, gjë që, natyrisht, do të ishte makthi më i keq i Kim,” vazhdoi të zbulonte burimi.

Kjo gjë vjen pasi sipas raportimeve të RadarOnline se Kim po planifikon të dërgojë Ëest në gjykatë, që të sigurohet që fëmijët që ndan me të të qëndrojnë në SHBA. Rikujtojmë që Kim dhe Kanye janë prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN