MENU
klinika

"Çdo dalje timen ja dedikoj ëngjëllit tim"

Humbi babain/ Moderatorja bën deklaratën e ndjerë

05.11.2024 - 16:00

Moderatorja e njohur Jonida Vokshi, pas humbjes së madhe të babait të saj i cili vuante nga demenca, u shfaq mbrëmjne e djeshme (4 nëntor) në skenën e “BBVK” ku ka dhe rolin e moderatores.

Para se të niste spektakli moderatorja tha se kishte dy fjalë për të thënë të cilat lidheshin me babin e saj të ndjerë.

Ajo u shpreh se nga ai moment e tutje çdo sukses ja dedikon ëngjëllit të saj në qiell.

“Këtë dalje timen sot, çdo dalje tjetër dhe çdo projekt timin, prej sonte ja dedikoj babit tim, ëngjëllit tim,” deklaroi Jonida e përlotur.

Kujtojmë që disa ditë më parë vetë Jonida ndau lajmin e trishtë se babai i saj, i cili prej javësh ndodhej në gjendje kritike, ishte ndarë nga jeta.

Me një postim në InstaStory, moderatorja i dedikoi fjalë prekëse të atit duke shkruar “ma bëre shpirtin copë o ba”.

Jonida Vokshi u shpreh se do e dojë deri në frymën e fundit.

“ Do të të dua deri në frymën time të fundit, deri kur të takohemi serish!”, shkruan ajo.

Rreth 3 javë më parë, moderatorja tregoi se babai i saj po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore.

Edhe përgjatë kësaj kohe, përmes një InstaStory, Jonida Vokshi falenderoi ndjekësit e saj për mbështetjen, teksa sqaroi se gjendja e të atit ishte ende kritike.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë falenderuese jam ndaj jushg, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shumë dashuri e mbështetje, gjatë këtyre 4 ditëve më të vështira të jetës sime. Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje. Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo second në Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem në kontakt me ju, kjo do më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri për ju”, shkroi aktorja.

Nga ana tjetër edhe partneri i Jonidës, aktori Besnik Krapi, i dedikoi ish vjehërrit të tij disa fjalë me anë të një postimi në Instagramin e tij.

“Demenca e mori ngadalë, por kurrë nuk mundi të shuajë dashurinë që ndante me ne”, shkroi aktori, duke shtuar se vjehrri e donte si djalin e tij.

“Edhe pse demenca nuk është e lehtë për njerëzit përreth tij, ata zgjodhën dashurinë për ta ndihmuar me gjithë shpirtin e tyre”, theksoi Besnik Krapi.

“Humbëm një njeri të veçantë, jo vetëm babain e Jonidës, por një mik dhe një shpirt të dashur. Ai më deshi si djalin e tij, gjithmonë i sjellshëm, me kujtime të mbushura me muzikë dhe tregime.

Emi, cika ime, u rrit me përrallat dhe ninullat e tij që nga lindja.

Demenca e mori ngadalë, por kurrë nuk mundi të shuajë dashurinë që ndante me ne. Për vite të tëra, Jonida, Vjollca dhe Dori u kujdesën për të me durim e përkushtim. E trajtuan me respekt dhe pa zemërim, duke i kthyer gjithë dashurinë që ai u kishte dhënë. Edhe pse demenca nuk është e lehtë për njerëzit përreth tij, ata zgjodhën dashurinë për ta ndihmuar me gjithë shpirtin e tyre.

Dashuria e ndryshon gjithçka. Për dikë me demencë, është si një dritë në errësirë, ajo qëndron me ta kur asgjë tjetër nuk mbetet e qartë. Demenca merr shumë, por dashuria e kthyer mbrapsht u jep një ndjenjë qetësie, edhe kur ndihen të humbur. Ndonjëherë harrojmë sa e fuqishme është dashuria, por në momentet më të vështira, ajo është e vetmja gjë që i mban të sigurt.

Pusho në paqe, Jaja. Kujtimet e tua do të jetojnë gjithmonë me ne, dhe dashuria që ndave mbetet e përjetshme.

Për Jonidën, Vjollcën dhe Dorin: Bravo për gjithçka që keni bërë; ndihuni krenarë për dashurinë dhe përkushtimin e pakushtëzuar që i dhatë deri në fund. Të gjithë ata që kanë të dashur me demencë, mundohuni të ndiqni shembullin e Jonidës, Vjollcës dhe Dorit: ofroni dashuri dhe kujdes të pakushtëzuar, sepse kjo është forca që ndihmon ata të ndihen të sigurt dhe të dashur. Pusho i qetë Zotni!”, shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja na rrëfen pak nga jeta e saj!

2023-shi, viti që ia solli gëzimet çift Jonida Vokshit

Moderatore e “Big Brother Vip”

Arbana Osmani i jep një mesazh Jonida Vokshit