Në grupin me tre ekipe, ku bën pjesë edhe Belgjika, “helvetikët” e kanë vënë veten në një pozitë komode, ndërsa nordikët janë kthyer ai ekipi i dikurshëm, edhe pse prej rezultateve të fundit, UEFA i ka klasifikuar në elitën e futbollit europian.
Mesfushori i Hoffenheim, Steven Zuber, realizoi golin e parë për zviceranët, ndërsa në mesin e pjesës së parë vendas konkretizuan fillimin e ëndërruar me golin e firmosur nga mesfushori tjetër Denis Zakaria.
Në minutën e tetë të pjesës së dytë, futbollisti i Liverpool me gjak shqiptar, Xherdan Shaqiri, i çoi shifrat në 3-0, ndërsa Seferovic dhe “shqiptari” tjetër Albian Ajeti kompletuan “pokerin” e Zvicrës.
Goli i gjashtë u realizua nga mesfushori i lindur nga një familje shqiptare në Gostivar të Maqedonisë, Admir Mehmeti.
Zvicra do të jetë pushim në raundin tjetër dhe do të luajë një miqësore kundër Anglisë, ndërsa Islanda do të presë Belgjikën më 11 shtator.
Në ndeshjet e tjera të luajtur për “Nations League”, për Grupin 2 të Ligës C, Finlanda fitoi 1-0 ndaj Hungarisë, ndërsa për Grupin 2 të Ligës D, Bjellorusia mposhti 5-0 San Marinon.