MENU
klinika

Ngjarja në Bularat

Banderola në stadium që ka tërbuar grekët

30.10.2018 - 12:27

Mbrëmë është luajtur një nga ndeshjet më me rivalitet të viteve të fundit në kampionatin shqiptar të futbollit, ku Partizani humbi përballë Skënderbeut 0-2. Përtej rezultatit, tifozët e kuq kanë krijuar një atmosferë elektrizuese, si në fillimin e pjesës së parë, ashtu edhe në të dytën.

Por një nga banderolat e shumta të hapura në stadium e tepronte dhe nuk kishte lidhje me ndeshjen. Parrulla “1 grek më pak, 1 bastard më pak” i dedikohej ngjarjes në Bularat të Gjirokastrës, ku u vra një ekstremist me armë.

Në Shqipëri askush nuk është marrë me banderolën, duke e klasifikuar thjesht si mendim të një apo disa personave të izoluar dhe normalisht që nuk ka asnjë lidhje me Partizanin, por as me grupimin “Guerrils”, që dje shpalosën të organizuar banderola të tjera.

Ndërsa grekët janë tërbuar nga banderola dhe të nisin me akuza për provokime, duke e kthyer gjithçka në politikë. Mediat e ndryshme greke e lidhin këtë me politikanët shqiptarë.

“Edi Rama tha se grekët janë nacionalistë, por nuk i sheh tifozët në mes të kryeqytetit”, – shkruante një gazetë greke. Natyrisht, si grekët ashtu edhe serbët e kanë të vështirë kur përballen me banderola të ndryshme dhe me urrejtjen e shqiptarëve. “Provokacija”, do thonin miqtë e grekëve.

Janë lakuar edhe emrat e Olsi Ramës dhe Gazmend Demit, duke bërë lidhje me faktin se është vëllai i kryeministrit të vendit, por edhe për origjinën çame që ka presidenti i Partizanit. Fantazi e shfrenuar nga ana e mediave greke, të cila bëjnë gjithmonë lidhje sipas interesave të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 10

Skënderbeu thyen Partizanin, i merr kreun