Pas deklaratave të ish-Kryeministrit Sali Berisha se e vetmja rrugëzgjidhje për situatën në të cilën ndodhet vendi është “përmbysja me forcë e Edi Ramës”, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se “PD do të vijë në pushtet me votë”.
Basha theksoi faktin se “Partia Demokratike do të vijë në pushtet me votë, me votën e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka për të patur asnjë lloj negociate apo marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi ynë është që Rama të largohet nga politika dhe të çohet para drejtësisë për krimet e tij ndaj shqiptarëve. Edhe Donika Prela do të shkojë para drejtësisë, edhe Arta Marku do të shkojë para drejtësisë.”
Basha tha se deklaratat e Ramës, i cili disa ditë më parë deklaroi se kryedemokrati i kishte kërkuar pushtetin në tavolinë “një herë unë, një herë ti”, është mashtrim, pasi pushteti merret, nuk jepet.
Ai u vendos përballë pretendimit të Ramës se i ka kërkuar pushtetin në tavolinë.
Basha tha se është mashtrim dhe se Rama është angazhuar në fushatë kundër besueshmërisë së opozitës, ku janë përfshirë dhe disa persona që ai i quajti “pseudodemokratë”.
“Është një mashtrim i keq, i një njeriu që është në vështirësi që nuk ka vullnet dhe as qëllim të qeverisë dhe as nuk bën sikur qeveris.
Është angazhuar në një fushatë të ethshme kundër besueshmërisë së opozitës, bashkë me mediat pranë tij, analistë të paguar dhe pseudodemokratë”.