MENU
klinika

Largohet ministri i Jashtëm grek

Pse dha dorëheqjen Nikos Kotzias?

17.10.2018 - 20:05

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi u përplas publikisht me ministrin e mbrojtjes të vendit.

Kotzias, i cili ka shërbyer dy mandate si ministër i jashtëm që prej emërimit të parë në janar 2015, dorëzoi dorëheqjen të mërkurën dhe kryeministri Alexis Tsipras e pranoi atë pak kohë më pas.

Gjatë një takimi të kabinetit të martën, Kotzias dhe ministri i mbrojtjes Panos Kammenos, udhëheqësi i partnerit të koalicionit të krahut të djathtë, Grekët e Pavarur (ANEL), u përplasën mbi disa çështje.

Dorëheqja e Kotzias vjen në mes të paqëndrueshmërisë në rritje në koalicionin qeverisës të Greqisë, shumica e të cilit rrjedh nga marrëveshja e emrit historik të Maqedonisë nënshkruar më 17 qershor.

Në një njoftim për shtyp të zyrës së kryeministrit të mërkurën pasdite, Tsipras foli disi I mërzitur për sitautën.

Në 1991, Shkupi u shkëput nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Me vendin e porsalindur që u quajt Republikën e Maqedonisë,linden konflikte me Greqinë, e c ila ka kërkuar vazhdimisht ndryshimin e emrit.

Mosmarrëveshja ka penguar rrugën e  e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO për dekada të tëra.

Pas një përpjekjeje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, Kotzias dhe homologu i tij maqedonas, Nikola Dimitrov nënshkruan një marrëveshje që lejoi që vendi të ndryshojë emrin e vet në “Republikën e Maqedonisë Veriore” në qershor.

Por më 30 shtator, një referendum në Maqedoni, që lejoi votuesit të shprehnin qëndrimin e tyre për ndryshimin e emrit të vendit, sollën me vete edhe dyshime mbi të ardhmen e marrëveshjes.

Partitë e opozitës kishin bërë thirrje për një bojkot, dhe kalimi i referendumit  u dëmtua nga pjesëmarrja e ulët e votuesve. Të hënën, parlamenti maqedonas filloi një debat mbi ndryshimet kushtetuese që kërkohen për të zbatuar ndryshimin.

Në Greqi, marrëveshja ka shkaktuar një reagim të përhapur në pjesën më të madhe të spektrit politik, duke përfshirë partitë konservatore, ultranacionalistët dhe madje disa të majtë. Gjatë vitit 2018,  në Greqi ka protesta kundër marrëveshjes, disa prej të cilave kanë patur edhe dhunë.

Në shkurt rreth 140,000 vetë morën pjesë në një protestë të ngjashme në Athinë. Ditët para kësaj tubimi, Kotzias njoftohet se morri një numër kërcënimesh me vdekje, duke përfshirë një zarf që mbante plumba.

Në qershor, Kotzias i tha një radioje lokale se kishte marrë më shumë se 800 kërcënime me vdekje kundër tij dhe familjes së tij.

Mbase të gjitha këto kanë ndikuar tek Kotzias dhe kanë bërë të heqë dorë nga posti i vet.