MENU
klinika

Deklarata e plotë

Rama paralajmëron Bashën: Pasnesër, disa të reja për ty

06.10.2018 - 19:10

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar kundërpërgjigjen kundrejt kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, lidhur me rastin e “Babales”.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan që të qetësohet lideri i PD-së, pasi ka ende të reja që siç duket do ta njoftojë ditën e pasnesërme.

rama-basha-konica.al
rama-basha-konica.al

“Qetësohu Lulëzim!

Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.

Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar.”

rama-basha-konica.al
rama-basha-konica.al

Prokuroria doli në përfundimin se “Babalja” ishte e montuar dhe për këtë ka lëshuar masat përkatëse ndaj aktorëve, të përfshirë në këtë audio-regjistrim.