MENU
klinika

Arrestimi i Babales

Reagon Basha: Akti i sotëm i Ramës i vuri zjarrin shtetit ligjor

06.10.2018 - 16:30

Vendimi i sotëm i Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e Albert Veliut, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Fredi Alizotit, si detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashin, nuk mund të mos sillte dhe reagimin nga ana e opozitës.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter ku ka thënë se me aktin e sotëm kryeministri Edi Rama i ka vënë flakën shtetit ligjor.

Më tej Basha shton se tashmë nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë, përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.

lulzim-basha-konica.al
lulzim-basha-konica.al

“Kush priste dicka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv.

Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim.

Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij.

Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.”

Konkluzionet e Prokurorisë ishin ato të cilat konfirmuan se audiopërgjimi i publikuar nga PD, i cili implikon vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, në pazare droge, është i montuar.

Ndaj Krimet e Rënda ngritën akuzë për tre persona, ndërsa mes tyre ka gjetur edhe ‘interpretuesin’ e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Ndërkohë pak ditë më parë ka mbërritur ekspertiza e laboratorit anglez mbi audiopërgjimin, në Ministrinë e Drejtësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN