MENU
klinika

Transformimi i FSK-së

Rusia shqetësohet nga ushtria e Kosovës

27.10.2018 - 10:36

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka marrë me shqetësim vendimin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakove të ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri dhe ka paralajmëruar se një vendim i tillë kërcënon stabilitetin e Ballkanit.

Sipas gazetës serbe “Novosti”, Rusia disa herë ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare se pretendimet e tilla nuk janë në përputhje me Rezolutën 1244, ku në Kosovë mund të ketë vetëm forca ushtarake shumëkombëshe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Askush nuk mund të japë garanci se të ‘ashtuquajturat’ forca të armatosura, kurrizi i të cilave përbëhet nga ‘terroristët e UÇK-së’, nuk do të përdoren kundër popullatës serbe në veri”, citon “Novosti”, tekstin e reagimit të diplomacisë ruse.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme, paralajmëron se ata që përkrahin Kosovën po përpiqen që me shpejtësi të riorganizojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri, “për të transferuar sa më shpejt ish militantët nën ombrellën e NATO-së”. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat