Në komisionin e ekonomisë janë prezantuar 15 kandidaturat për zëvendësimin e 3 antarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të cilëve u mbaron mandate.
Në listën e këtyre kandidaturave spikasin ekspert ekonomie, drejtësie si dhe ish-drejtues dikasteresh.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, kandidaturat që do t’i propozohen Kuvendit për miratim duhet të mbështeten nga firmat e deputetëve.
“Sqaroj se bazuar në rregulloren e kuvendit në nenin 110 të saj në hapin final të përzgjedhjes nga deputetët kanditi quhet I përzgjedhur nëse do të sigurojë mbështetjen e 28 deputetëve, për të vazhduar më tej me Komisionin e Ekonomisë e më pas në seancën plenare” u shpreh Gjoncaj
Paralelisht, edhe Këshilli i Ministrave ka hapur aplikimet për të zëvendësuar tre anëtarët e tjerë që, sipas ligjit, propozohen prej tij.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që përfundojnë mandatin në nëntor janë Elisabeta Gjoni, Dhori Kule, Petraq Milo, Ela Golemi, Arben Malaj dhe Denada Prifti.