Në kuadër të përvjetorit mbarëkombëtar të Skënderbeut është hapur një ekspozitë mbi veshjet arbëreshe në Muzeun Kombëtar. Hapjen e kësaj ekspozite e ka bërë drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi. Kjo vjen plus në shumësinë e aktiviteteve që po bëhen në Muzeun kombëtar.
Veshja tradicionale shqiptare arbëreshe ka përcjellë kulturën që kanë pasur gratë brez pas brezi. Sipas Ledio Xhoxhit përgjegjësi i koleksioneve mendon se këto veshje kanë përcjellë dhe statusin e njerëzve dhe çfarë i dallonte njëri nga tjetri, zonat, traditat etj.
‘’Shpirti arbëresh në veshje’’, titulli i kësaj ekspozite që sjell veshjet e ndryshme të arbëreshëve të Italisë së Jugut është e hapur për t’u parë nga të gjithë vizitorët që duan të njohin etnologjinë e shqiptarëve. Shumë veshje arbëreshe të prezantuara me kukulla kanë ardhur nga një studiuese italiane në vitin 1988 në këtë muze.
Ngjyresat e veçanta që përcjellin veshjet, nga ato të forta në të buta dhe të këndshme për syrin i shtohet edhe dantellat dhe kombinimet e ndryshme të copave. Ato janë unike po aq sa edhe të mrekullueshme.
Nga pikëpamja e kulturës etnologjike kjo ekspozitë paraqet një font të rrallë karakteristikash që janë unike për shqiptarët. Dihet që etnologjia e Shqipërisë është shumë e pasur.
Çdo krahinë ka pasur karakteristikat e ndryshme nga një krahinë në krahinën tjetër. Kështu dhe këto veshje arbëreshe të Shqipërisë së dikurshme paraqesin folkun kulturor, përcjellin statusin e ndryshëm sipas zonave të ndryshme nga ato vinin. Gjithashtu ajo përcjell të dhëna me vlera të rralla historike të popullit shqiptar.
Për herë të parë jepen edhe shpërnguljet e shqiptarëve duke filluar nga 1416-1448 nga të gjitha trevat e Shqipërisë që kanë emigruar dhe kanë përcjellë kulturën e tyre aty ku kanë vajtur, gjithashtu e kanë pasuruar aë zonë.