MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Zgjedhjet në Amerikë po kthehen në kërcënim…

30.10.2018 - 17:08

Me afrimin e zgjedhjeve në Amerikë, askush nuk duhet të habitet që terrorizmi po shtohet tmerrësisht shumë në radhët e mbështetësve të Presidentit Donald Trump.

Me afrimin e zgjedhjeve afatmesme të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, terrorizmi  po fillon të mbizotërojë në peizazhin politik.

Para disa ditësh, një mbështetës i Presidentit të SHBA Donald Trump iu dërgoi 14 bomba demokratëve dhe disa njerëzve të tjerë, që Trump ka sulmuar. Pastaj gjërat u bënë edhe më keq, me vrasjen e 11 hebrenjve të shtunën në një sinagogë të Pittsburgh-it.

Sikur 14 bombat, të cilat FBI i quajtën “pajisje potencialisht shkatërruese” të kishin shkuar në destinacion, mund të ishin vrarë ose plagosur rëndë disa prej kundërshtarëve të Trump.

Lista përfshinte dy ish-presidentë (Bill Clinton dhe Barack Obama), Hillary Clinton, ish-Prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder; një ish-drejtor të CIA-s; një ish-drejtor të Inteligjencës Kombëtare; dy kandidatë të mundshëm presidencialë demokratë në vitin 2020; Xhorxh Soros dhe aktorin Robert De Niro, i cili filloi fjalimin e tij në ceremoninë e Tony Awards këtë vit duke thënë “Fuck Trump”.

Pra, ishte shumë zhgënjyese kur personi që tentoi të dërgonte bombat rezultoi të jetë një përkrahës i Trump që jeton në Florida. I dyshuari u arrestua katër ditë pasi u zbulua bomba e parë në kutinë postare të Sorosit.

Gjëja më e çuditshme në këtë histori është paaftësia e Trump si udhëheqës. Por kjo nuk është për tu habitur. Si mundet një president i cili ka ndikuar në përçarjet e popullit amerikan e ndonjëherë ka nxitur edhe dhunën, të pretendojë të rregullojë situatën?

Në të vërtetë, fakti që Trump i quan mediat  “armikun e popullit”, ka nxitur disa nga mbështetësit e tij të përdorin dhunën kundër gazetarëve.

Por frika e vërtetë e Trump nga këto zgjedhje, është se Shtëpia e Bardhë e kontrolluar nga Demokratët do të përqendrohet tek hetimet për të personalisht: luftërat në Jemen dhe Siri dhe natyrisht marrëdhëniet e tij me Rusinë.

Por nëse republikanët do të fitojnë kontrollin e Senatit, Trump do të ndjehet më i lirë se kurrë. Ai pastaj mund të trajtojë imigrantët edhe më ashpër dhe të përpiqet të mbyllë hetimin e Muellerit.

Sondazhet kanë qenë disi të paqarta. Dhe pas fitores mahnitëse të Trump në 2016, amerikanët janë bërë më të kujdesshëm në lidhje me parashikimin e rezultateve.

Elizabeth Drew është një redaktore që kontribuon në The New Republic dhe së fundmi autore e “Washington Journal: Reporting Watergate and Richard Nixon’s Downfall”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Sa shumë politikanë vrasës…