21.11.2018 - 11:35
Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, përmes profilit të tij në Twiter ka kërkuar sqarime nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, lidhur me azilin e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.
Hahn kërkon sqarime se në çfarë baze Hungaria i ka miratuar azilin Gruevskit.
“Sundimi i së drejtës është parimi kyç i vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e Evropës”, ka shkruar ai. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Pas arratisjes së Gruevskit
Arrestohet ish-kreu i policisë sekrete të Maqedonisë
Ballkani Perëndimor në BE
Hahn: Anëtarësimi i Ballkanit, një përparësi e BE-së
Lajmërohet Gruevski