MENU
klinika

Presidenti i FSHF

Duka jep arsyet: Ja pse konfirmova Panuccin

21.11.2018 - 17:35

Konfirmohet ajo që paraditen e sotme u lançua si lajmi kryesor sportiv i ditës në Shqipëri dhe jo vetëm. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka “votëbesuar” trajnerin Christian Panucci pas fitores në miqësoren me Uellsin.

Në një prononcim për mikrofonin e TV Klan, kreu i futbollit shqiptar ka dhënë edhe arsyet pse nuk veproi ndryshe, sikurse disa media nxituan të paralajmërojnë, madje duke hedhur në “treg” edhe emrat për zëvendësuesin e italianit.

“Nuk është koha për vendime të nxituara. Panucci ka të mirat e të këqijat e veta. Nuk kemi luksin të ndërrojmë trajner. Ne jemi skuadër modeste. Që të bëjmë mirë, duhet të jemi të gjithë pozitivë. S’kemi menduar për trajner tjetër, i japim mbështetje maksimale Panuccit.

duka panucci
duka panucci

Eksperimentet u bënë, fituam Ismajlin dhe Uzunin. Kombëtarja e konsoliduar për kualifikueset e Europianit është tashmë në mendjen e stafit. Në takimin e fundit që pata me trajnerin biseduam se si t’i bëjmë më mirë gjërat organizative, sepse anën teknike e ka vetë në dorë vetë Panucci” u shpreh Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit