MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 11

Dy ekipet e kreut, nga 1 gol vendeve të fundit

03.11.2018 - 18:55

Pas përballjes direkte, Skënderbeu dhe Partizani kanë vijuar duelin në distancë. Të dy ekipet e kreut, që i ndan vetëm një pikë mes tyre, kanë fituar me rezultate minimale 1-0 në shtëpi, përkatësisht ndaj dy ekipeve që mbajnë vendet e fundit në klasifikim.

Kështu, korçarët kanë fituar 1-0 kundër Kastriotit të vendit të fundit. Një gol në mesin e pjesës së parë shënuar nga Muzaka ka mjaftuar për të marrë tri pikët e radhës, cka sjell edhe qëndrimin në krye të Skënderbeut edhe pas javës 11.

Duket se Skënderbeu ka menaxhuar më shumë forcat në pjesën e dytë, duke luajtur me kujdes në prapavijë dhe duke sulmuar jo duke harxhuar energji. Kjo ndoshta edhe për faktin se mesjavë kampionati rikthehet dhe kryesuesit kanë një transfertë të vështirë me Laçin, që sot ka fituar në Gjirokastër po 1-0.

SKËNDERBEU – KASTRIOTI     1-0

Muzaka 29′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Dita, Guedj (Demte 66′), Muzaka, Gripshi (Fili 64′), Bregu, Krasniqi (Oto Jojn 76′). Trajner: Orges Shehi.

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Shehu (Shehi 88′), Ymeraj, Okebugu, Bardhi, Marku (Vatnikaj 73′), Atsina (Roger 46′). Trajner: Stavri Nica.

Kartonë të verdhë: Demte 75′, Aliti 80′, Dita 91′ / Stijepoviç 47′, Okebugu 51′

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Redvan Shaba, Enea Jorgji

partizani kamza
partizani kamza

Me rezultat 1-0 ka fituar edhe Partizani ndaj Kamzës, me ndryshimin që goli i vetëm është shënuar në minutën e dytë të pjesës së dytë. Telushi ka qenë autori i golit, në një stadium të boshatisur, për shkak të dënimit të tifozërisë së kuqe.

 

Partizani mbetet 1 pikë pas Skënderbeut, por ajo që është me rëndësi është shkëputja nga një rival si Kukësi, që tashmë mbetet 6 pikë pas. Të kuqtë do ta luajnë ndeshjen e radhës në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit, ku shanset janë të mëdha për të marrë një tjetër fitore.

PARTIZANI – KAMZA    1-0

Telushi 47′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Kote, Asani (Gojkoviç 75′), Mala (So Hyon 69′), Çinari (Mensah 60′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri (Peçi 42′), Orelesi (Bonani 12′), Idrizaj, Malaj, Mumajesi (Rezi 73′), Mehmeti, Fukui, Zisi, Roloviç. Trajner: Klodian Duro.

Kartonë të verdhë: Atanda 41′, Ibrahimi 58’/ Fukui 45+2′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN