MENU
klinika

Nga Malcolm Vaughan

Giotto maratonomaku i pikturës evropiane

29.11.2018 - 11:45

 Giotto di Bondone (1266- 1337) ishte një piktor që po përshkonte me vështirësi një rrugë të maleve toskane, kaloi pranë një bariu të vogël ulur mbi një gur të madh me sipërfaqe të sheshtë. Djaloshi po vizatonte mbi gur me një degëz të djegur: me një qymyr druri.

Mjeshtri i hodhi një sy vizatimit: nuk po u besonte syve. Nuk kishte parë ndonjëherë imazh aq me jetë të ndonjë deleje.
“Si quhesh? pyeti djaloshin.
Më quajnë Giotto – ishte përgjigja. – Babi im është bujk, ndërsa unë shpie bagëtitë në kullotë.Banojmë atje lart.
Djali dhe piktori u ngjitën deri tek shtëpia formë kolone dhe atje artisti foli gjerë e gjatë me të atin e djaloshit. I tha se Giotto kishte një talent të jashtëzakonshëm dhe se duhej të studionte. Në fund artisti, që ishte Cimabue, piktori më i madh i asaj kohe, i propozoi ta merrte Giotton si nxënës. Djali duhej vetëm të priste dhe të përziente ngjyrat, të lante penelat dhe si shkëmbim ai do ti mësonte si të pikturonte.

Talenti që kishte ai djalosh për të krijuar përfytyrime të gjalla dhe shprehëse duhej të ndryshonte rrjedhën e artit: në përfundim të viteve dyqind dhe në fillim të viteve treqind Giotto  ishte nismëtari i një traditë të re në pikturë, duke u larguar nga ngurtësia dhe nga njëtrajtshmëria e artit bizantin dhe duke iu drejtuar mjeshtërisë së perspektivës së natyrës.

Giotto e bazonte pikturën e vet tek ajo çfarë shikonte. Kur pikturonte një pemë, kjo e fundit të jepte përshtypjen sikur ndodhej brenda një hapësire tredimensionale. Personat që pikturonte kishin pamjen e krijesave njerëzore. Atyre u lexohej në fytyrë se çfarë tip personi kishin. Madje, mund tu kuptoje edhe ndjenjat: frikën, dhimbjen, lumturinë, dashurinë.

Që nga dita që kuadrot e Giottos filluan të shfaqeshin në publik, artistë të tjerë filluan ta imitonin. Piktorët më të mëdhenj do pasoni stilin e tij, Rafaelo, Leonardo, Mikelanxhelo, do t’i njihnin të gjitha detyrimet drejt mënyrës së re të të pikturuarit.

Giotto ishte fetar i denjë, ashtu si pjesa më e madhe e bashkëkohësve të tij. Në atë periudhë gjithë Evropa ishte përshkuar nga një rizgjim shpirtëror. Njerëzit ishit të magjepsur nga bukuria e mistereve të besimit.

Në pjesën më të madhe ky rizgjim u shkaktua nga ndikimi i Shën Françeskos së Assisit, i cili kishte vdekur një gjysmë shekulli para se të lindte Giotto. Françesko ishte djali i një tregtari të pasur, që u kishte dhënë të varfërve gjithçka që zotëronte, deri edhe këpucët dhe që nga ajo kohë gjithmonë e gjeje vërdallë këmbëzbathur, veshur me një tunikë ngjyrë rozë.

Françesko njihej si njeri bujar që ndihmonte të tjerët, veçanërisht ata të cilët ishin goditur nga fatkeqësitë: të vobektët, të dëbuarit, lebrosët. Me shembullin e tij donte të tregonte se Zoti ishte dashuria. Duke vepruar në këtë mënyrë, vetë ai u shndërrua në njeriun më të dashur të kohës së tij dhe dy vjet më vonë e kanonizoi vdekja.

Në Assisi u ndërtua një kishë dedikuar atij. Kur përfundoi, u thirr djaloshi Giotto për të pikturuar në paretet e brendshme historinë e plotë të jetës së Shën Françeskos: një libër i trashë i ilustruar, përbërë nga 28 skena me një larmi të pasur ngjyrash. Nga dita që u zbuluan këto parete, njerëzit mbetën të habitur para skenave të mbushura me jetë. Nuk kishin parë kurrë më parë diçka të ngjashme. Sot, pas gjashtë shekujsh, turistët nga mbarë bota ende vrapojnë në atë kishë dhe ndalojnë të mahnitur duke admiruar afresket magjepsëse.
Më e famshmja nga 28 vizatimet ishte ajo e Shën Françeskos që u predikonte zogjve. Shpjegohej se shenjti i thërriste: Zogj, vëllezërit e mi dhe se zogjtë e dëgjonin sikur të zotëronte përdorimin e arsyes. Kjo skenë shpjegonte në mënyrë të mrekullueshme dashurinë universale që qëndron në qendër të legjendës së Shën Françeskos.

Bashkimi i jashtëzakonshëm i dhuntive të zemrës me shkathtësinë e shndërroi Giotton në artistin më të mirë të atyre kohërave. Që të gjithë i derdhnin lavdërime dhe homazhe; mbretër dhe dukë e ftonin në pallatet e tyre dhe i kërkonin që tu pikturonte kuadro. Por Giotto nuk shqetësohej. Portretizonte për ta dhe pranonte edhe shpërblimet e tyre (aq sa mjaftonin për të mbajtur në mirëqenie bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij), por kurrë nuk e humbi modestinë. Madje, nuk lejonte as artistët e tjerë ta thërrisnin Mjeshtër.

Giotto arriti një madhështi të pakapërcyeshme në pikturë, por u shqua edhe në fusha të tjera të artit. Ishte skulptor, poet, kompozitor dhe arkitekt. Nga të gjitha nderimet që iu bënë, më i rëndësishme ishte ndoshta shqyrtimi i burgosjes së Signoria di Firence. Me atë shqyrtim iu kërkua të vinte të jetonte në Firence në mënyrë që me praninë e tij shumë persona mund të shijonin përfitimet e mjeshtërisë.  Kur pranoi, Firence i dha titullin e arkitektit të qytetit dhe e ngarkoi të vizatonte kambanoren e katedrales. Kjo kambanore mbetet ende një nga kambanoret më të famshme në botë.

Kur vdiq, rreth të shtatëdhjetave, u nderua nga shumë njerëz si nga populli, ashtu edhe nga njohës të artit. Më vonë, më i madhi i mjekëve, Lorenzo il Magnifico, skaliti këtë epitaf në varrin e tij: Unë jam ai, nga puna e të cilit u paracaktua piktura e vdekur, për të cilin mjeshtëria ishte e njëtrajtshme me shkathtësinë e dorës. Nëse arti im është i papërkryer, e tillë është edhe natyra… Në të vërtetë jam Giotto.

Giotto, u përpoq që në veprat e tij të kthente natyrën, e cila ishte përjashtuar prej shekujsh. Ai i zëvendësoi sfondet e arta që zbukuronin tablotë e paraardhësve të tij nga kodrina, lëndina dhe kashtore italiane familjare për shekullin XIV. Në përfaqësimet humane ai pikturoi në 3 dimensione Krishtin, Virgjëreshat, shenjtët dhe mëkatarët, si njerëz të zakonshëm të veshur me emocione të natyrshme.

 

Papritur, Giotto gjen zgjidhjen e saktë, që trondit gjithë formulat dhe zakonet e periudhës pararendëse. Kemi të bëjmë me një shndërrim rrënjësor të realizuar për disa vite nga zbulimet e  tij të adhurueshme, që sollën një risi dyfishe dhe të rëndësishme: paraqitjen e saktë dhe të plotë të Natyrës, kthimin e dritës, të hedh ose të përkund në errësirë, sipas dëshirës së artistit, në aksh pjesë të skenës.

Këto mënyra të reja Giotto do ti sjellë në afresket e bazilikës së Assisit, të kapelës Santa Croce të Firences dhe të asaj të Arena de Padoue, gjithë përpjekjet dhe talentin mbi kompozimin dhe nxjerrjen në dukje të skenave të jetës së Shën Françeskos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN