MENU
klinika

Deklarata e plotë

Letra e Metës në Kuvend/ Arsyet e mosdekretimit

06.11.2018 - 10:31

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka zbuluar letrën që Ilir Meta i ka dërguar pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Rama teksa lexonte këtë letër që i kishte mbërritur të shtunën në mbrëmje, tha se nuk kishte kuptuar asgjë pse ishte ky refuzim.

PJESË NGA DEKLARATA

“Ja letra që më ka mbërritur të shtunën mbrëma

Zoti kryeministri në përgjigje të shkresës suaj,

Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës, zotit Sandër Lleshi, (se ku është mbështetja këtu nuk thuhet citim Rama).

Në këto kushte presidenti nuk i përgjigjet pozitivisht për emërimin e Sandër LLeshit.

Me respekt Ilir Meta.”

letra e metes ne kuvend-konica.al
letra e metes ne kuvend-konica.al

Kjo është letra, pra presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës së Sandër Lleshit, e prandaj nuk i përgjigjet pozitivisht. Unë presidentit i kam çuar dekretin për një ministër, jo për një kandidat, ministër të cilin sipas kushtetutës sonë presidenti nuk ka kompetencë ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë.

Brenda 7 ditësh me një dispozitë taksative që nuk lë vend për interpretim. Presidenti e ndjeu të nevojshme madje me deklaratë zyrtare se ai nuk do të lejojë asnjë përpjekje, (nuk di të kem bërë ndonjë përpjekje për të sfiduar autoritetin e presidentit po as në mendje nuk do e çoja dot një gjë të tillë. Ia kam thënë presidentit si edhe në takimin në këndvështrimin tim konstruktiv, pavarësisht mosdakordësisë që kemi).

Unë nuk pata dhe nuk kam asnjë objeksion, pse për Sandër Lleshin u kërkuan letra, si për asnjë ministër në historinë e ministrave, në adresa të pavizituar në asnjë adresë më parë. Ai la pa dekretuar pavarësisht pastërtisë së figurës, mos është kjo pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën?

Gjendja e dëshpëruar e opozitës e shqetëson me të drejtë Presidentin e Republikës, koha e plotë që mori duke shfrytëzuar edhe minutat e fundit të 7 ditëve, për Sandër Lleshin as kino-SHQUP-i nuk bëri ndonjë video apo audio, por qoftë edhe ndonjë llaf, e kjo nuk është pak si fillim i mbarë për një ministër të brendshëm, ndaj unë nuk e kam humbur besimin se Presidenti nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit, edhe pse afati ka skaduar.

Ashtu si nuk e kisha humbur besimin që një figurë e pastër e kyçur në sirtarin e tij për një vit do të dekretohej, edhe pse llafet e pazarit që i hedhin përditë kazanit mediatik që i hedhin në 360 gradë.

Sot ai u dekretua, unë e përshëndes dhe i uroj të vijojë punën e nisur dhe ta çojë me shpejtësi përpara reformimin e thellë dhe më forcoi shijen e mirë të takimit që pata me presidentin.

Edhe pse është e qartë që nuk ishim e nuk jemi në një mendje lidhur me arsyen e mos arsyes së dekretimit të ministrit të brendshëm.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!