Maqedonia do të kërkojë ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe po përgatiten procedurat për ekstradimin e Gruevskit pas ikjes së tij në shtetin hungarez.
Mbrëmë nga Ministria e Drejtësisë informuan se deri tek ato ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku tregohet qartë se ai ndodhet në Hungari.
Për ekstradim nevojiten nga Gjyqi vendim i plotfuqishëm si dhe pjesë nga Kodi Penal ku përshkruhet vepra për të cilën akuzohet i kërkuari.
Veprimi i Gruevskit për arratisje është kritikuar nga qeveria, por edhe partia e tij. Nga VMRO-DPMNE dje thanë se arratisje nuk është opsion dhe se nuk arsyetojnë ikjen e ish-kryeministrit.
Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp u shpreh optimist se do të ketë bashkëpunim bilateral me shtetin hungarez. /Konica.al/