MENU
klinika

Ikja e Gruevskit

‘Në arratisjen e Gruevskit, janë përfshirë pjestarët e inteligjencës’

25.11.2018 - 11:06

Gazeta hungareze Politico, njofton se arratisja e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski është ndihmuar nga pjesëtarët e inteligjencës përmes itinerarit ballkanik deri në Hungari.

Referuar gazetës, shërbimet sekrete hungareze kanë pasur qasjen e tyre në arratisjen e tij.

Shërbimet sekrete hungareze kanë pasur qasjen e tyre në ndërtimin e arratisjes, Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2016, ndërsa këtë muaj ai u dënua me dy vjet burg përpara se ai të paraqitej papritmas në Budapest”, shkruan gazeta, duke iu referuar situatës në shërbimet sekrete.

Autoritetet hungareze deri më tani kanë pranuar që diplomatët hungarezë e kanë marr Gruevskin në Budapest, pasi që kërkoni azil në ambasadën hungareze në Tiranë, por mohonin përfshirjen në ikjen e tij nga Maqedonia në Shqipëri.

Kujtojmë se ai u arratis dy javë më parë dhe ka kërkuar azil politikë në Hungari. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Terreni në Hungari

Arratiset Gruevski?

Kur 300,000 votues janë baraz me 9 deputetë

Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase