MENU
klinika

Burrel

Përsëri lëkundje në veri, ndihen deri në Tiranë

15.11.2018 - 19:28

Pasditen e së enjtes së sotme, rreth orës 17:24, zona veri/verilindore e Shqipërisë është goditur nga një tërmet me lëkundje kryesisht të lehta.

Magnituda e lëkundjeve, sipas përllogaritjeve, shkon deri në 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e kanë pasur 9 km në verilindje të Burrelit, me thellësi 2 km nën tokë.

termet-burrel-konica.al
termet-burrel-konica.al

Tërmeti, duke qenë se ka qenë vetëm 31 km larg Peshkopisë dhe 44 km larg Tiranës, është ndierë shumë pak edhe në këto qytete.

Duke qenë se shkalla e lëkundjes ka qenë e vogël, ende nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme.