MENU
klinika

Mos e humbisni!

“Prapaskena e Fatit” në Teatrin Eksperimental

01.11.2018 - 16:40

Një Komedi Muzikore e stilit One Man Show. Interpreton vetë autori Herion Mustafaraj.

Me Regji të Endri Çelës e Skenografi të Bledar Gercalliut, ky Show është një produksion i Teatrit Kombetar Eksperimental Kujtim Spahivogli, premierë më datat 8-9-10-14-15-16 Nëntor, ora 19:00 në sallën Goethe.

Kjo shfaqje flet për një teknik pianosh i cili është në moshë të thyer.

Ky teknik quhet Xha Fati, me origjinë Shqiptare, i cili vjen në prapaskenat e një teatri në Broadway të New York-ut, për të akorduar pianon që ndodhet në dhomën e zhveshjes të një artisti me famë botërore.

Xha Fati futet në jetën e këtij artisti nëpërmjet sendeve personale që ndodhen në këtë dhomë dhe shfaq talentin e tij të fshehtë tek spektatorët.

Me mesazhin “Nuk egziston një dështak që provon”, ai do të zgjojë ndjenjën e vlerësimit të sakrificave njerëzore në rrugëtimin e vështirë të emigracionit, respektin ndaj figurës së femrës, të moshuarve dhe të ruajtjes së kulturës e traditave në këtë shekull të ri.

Mes dy botëve të ndryshme, Shqipërisë dhe Amerikës, ai gjen probleme të njëjta sociale e shoqërore. Xha Fati i inspiruar nga pasioni i tij i hershëm për t’u bërë artist, rinohet në skenë duke sfiduar jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tetori gjerman

“Jam burrë”

Teatri Kombëtar Eksperimental

Rikthehet shfaqja “Shërbëtorët


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB