MENU
klinika

Buxheti për arsimin 2019

Rama: Reforma për rritje pagash e sigurim transporti

21.11.2018 - 18:57

Ditën e sotme, u realizua prezantimi i buxhetit për arsmin për vitin 2019, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e mbajtur, Rama theksoi se do të ketë thellim të reformave të qeverisë, ku përmendi fakti se do të vijojë mbyllja e klasa kolektive, si dhe siguroi se do të bëhet i mundur sigurimi i transportit për këta nxënës.

Më tej, Kryeministri, foli mbi buxheti e Arsimit, i cili sipas tij, është rritur rreth 66 përqind në 5 vjet, kjo falë reformave të thella.

Kreu i qeverisë premtoi se do të mund të rrisin pagën e punonjësve, e cila do t’i kushtojë shtetit mbi 10 milion dollarë.

edi rama-konica.al
edi rama-konica.al

Në fjalën e tij Rama njoftoi se do të kemi 940 mësues ndihmës, nga 700 këtë vit.

“Janë shumë më tepër se gjysma e atyre që na nevojiten. Kemi ambicie që të kemi mësues ndihmës për çdo fëmijë me nevoja të veçanta.

Do të 10-shojmë numrin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla. Kishim një projekt pilot me oficerët e sigurisë dhe morëm një përgjigjie pozitive nga prindërit dhe mësuesit. Kemi vënë një buxhet duke adresuar çështjet e sigurisë sidomos tek shkollat më të populluara.

Do vazhdojmë të mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla. Jo, ne po mbyllim klasa përqëndrimi si kampe përqëndrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive e kanë të mbyllur derën e të ardhmes që meritojnë.

Ne me buxhetin e vitit 2019 iu garantojmë fëmijëve transportin, për të gjithë fëmijët që iu janë mbyllur klasat kolektive. Mundësuam dhënien e librave falas.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rriten shpenzimet për 2019

100 milionë euro për rimbursim barnash

Përfshihen 76 mijë punëkërkues

Ahmetaj: Trajnim i detyrueshëm për të papunët


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!