MENU
klinika

Një tjetër rrëfim i ngjarjes

Popesku deklaron përsëri/ Debati i Matës për Elvanën

30.11.2018 - 20:20

Në dosjen e Prokurorisë per hetimet per vrasjen ne Bllok, theksohet se i është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku.

Ai ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim për dy, ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie.

Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën.

Duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i tij kanë dalë Joli (Mevjol Bilo), me djemtë e tjerë për t’u sqaruar.

redi-popescu-konica.al

 

Sipas Popeskut, ai nuk i ka fiksuar karakteristikat e makinës që kishte ngacmuar Elvana Gjatën, por edhe detajet e mësipërme i kishte dëgjuar nga Ervini, ku ky i fundit u tregonte personave që ishin të shoqëruar me të.

Po ashtu kishte dëgjuar nga Ervini se personi, i cili drejtonte automjetin me personat që kishin ngacmuar Elvanën, kishte qenë shok i ngushtë i tij.

Më 22 tetor, Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu Redi Popeskun, pronarin e lokalit “Monopol” në ish-Bllok, ku ndodhi përplasja me armë me një të vdekur dhe disa të plagosur.

Popesku u arrestua nga Policia më 20 tetor, duke u vënë nën akuzë për “veprime që pengojnë hetimet”, pasi sipas Prokurorisë, ai ka fshehur armët e zjarrit në vendngjarje, pasi ndodhi përplasja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!