MENU
klinika

Dëshira dhe amaneti

A ju kujtohet ky djalë? Sot bëhen 5 vjet pa të!

30.11.2018 - 18:27

Sot bëhen plot 5 vjet nga ndarja e jetës së aktorit të famshëm Paul Walker. Djaloshi bjond, lindur më 12 shtator 1973, humbi jetën në një aksident me makinë gjatë realizimit të provave për fiilmin ‘Fast and Furious 7’, më 30 nëntor 2013 në Valencia, Santa Clarita Kaliforni.

Walker e filloi karrierën e tij në televizion që kur ishte një foshnje pasi luajti në një reklamë televizive për produktet Pampers.

Ai filloi modelingun në moshën dy vjeç dhe gjithashtu filloi të punojë në televizion me role në shfaqje të tilla si Highway on Heaven, Whoistheboss?, Young dhe The Restless. Në të njëjtin vit, ai luajti në një reklamë për Showbiz Pizza.

Karriera filmike e Walker filloi në vitin 1986, me një film horror. Ai dhe motra e tij Ashlie ishin garues në një episod në vitin 1988. Në vitin 1993 ai luajti Brandon Collins në një serial televiziv.

Në vitin 2001, rolin kryesor Walker e luajti përkrah aktorit Vin Diesel në filmin e suksesshëm aksion ‘Fast and Furious’. Filmi, që i dha Walker-it famë ndërkombëtare dhe i dha një drejtim të ri karrierës së tij ishte filmi i vitit 2003, Fast & Furious 2, vazhdim i Fast & Furious.

Karriera e tij në filmat ‘Fast and Furious’ vazhdoi edhe për disa vite të tjera, por u ndal në vitin 2013, ku ai kishte mbaruar serinë e 6-të dhe ishte duke realizuar serinë e radhës të filmave ‘Fast and Furious’.

Vdekja e tij ishte një tronditje për kinematografinë botërore, sidomos atë hollivudiane. Skenat dhe xhirimet e filmit ‘Fast and furious 7’, pas vdekjes së Paul Walker u detyruan të shtyhen, por megjithatë filmi doli, madje pati akoma më tepër sukses dhe fitime pasi njerëzit ishin kurioz se çfarë do të ndodhte, kush e kishte zëvendësuar Paul-in, madje kishte edhe nga ata që pyesnin “A ka vdekur vërtet ai”?

Kur doli filmi ‘Fast and Furious 7’, njerëzit u shokuan pasi panë aty Paul-in. Kishte shumë teori që qarkullonin rreth kësaj, por e vërteta ishte se në disa skena të filmit Paul ishte ende gjallë, ndërsa të tjerat u plotësuan nga vëllai i tij. Nuk mungoi as teknologjia, e cila e bëri atë të dukej sikur të ishte vetë Paul Walker.

Paul, përpara se të aksidentohej dhe të humbte jetën, ishte shprehur: “Nëse një ditë do të vdes, shpejt apo vonë, dua të vdes duke bërë gjën që kam më shum qejf të bëj, duke garuar”.

Duket se fjala e tij shkoi në vesh të gabuar dhe iu plotësua dëshira, fatkeqësisht shumë shpejt, pasi ishte vetëm 40 vjeç kur vdiq.

"Të më lërë Zoti kështu siç jam, me kujtimet e tyre"

E përlotur, Rozana Radi flet për humbjen e prindërve

"Diddy e çonte në pushime romantike"

Detaje të reja nga abuzimi me Justin Bieber