Fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë të ri për vitin 2018, “Golden Boy”, u zgjodh mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt. Mirëpo, përveç tij, janë edhe shumë futbollistë të tjerë të rinj të cilët kanë arritur ta kapin vëmendjen e klubeve më të mëdha të botës.
Çmimi “Golden Boy”, i cili u krijua nga Tuttosport në vitin 2003, e zgjedh çdo vit lojtarin më të mirë të ri të vitit. Vlerësimi bëhet nga gazetarë të sportit nga 11 mediet më të mëdha të botës.
Vitin e kaluar, fituesi i këtij çmimi kishte qenë ylli i Paris Saint-Germainit dhe Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe. Kjo është lista e plotë e top 20 futbollistëve më të mirë nën moshën 21-vjeçare, sipas radhitjeve për çmimin “Golden Boy”:
- MATTHIJS DE LIGT (AJAX)
- TRENT ALEXANDER-ARNOLD (LIVERPOOL)
- JUSTIN KLUIVERT (AS ROMA)
- PATRICK CUTRONE (AC MILAN)
- VINICIUS JUNIOR (REAL MADRID)
- HOUSSEM AOUAR (LYON)
- GEDSON FERNANDES (BENFICA)
- ACHRAF HAKIMI (BORUSSIA DORTMUND)
- PHIL FODEN (MANCHESTER CITY)
- DAYOT UPAMECANO (RB LEIPZIG)
- DANI OLMO (DINAMO ZAGREB)
- AMADOU HAIDARA (RED BULL SALZBURG)
- KYLIAN MBAPPE (PARIS SAINT-GERMAIN)
- DIOGO DALOT (MANCHESTER UNITED)
- EDER MILITAO (PORTO)
- TOM DAVIES (EVERTON)
- JOSIP BREKALO (ËOLFSBURG)
- ODSONNE EDOUARD (CELTIC)
- KELVIN AMIAN (TOULOUSE)
- JONATHAN IKONE (LILLE)