MENU
klinika

Nga Maradona, te Ramos

20 thëniet e vitit 2018 në botën e sportit

31.12.2018 - 17:32

Po mbyllet viti 2018 dhe natyrshëm është koha për bilance. Në këtë funksion ia vlen të rikujtojmë edhe disa nga deklaratat më bombastike të sportistëve të ndryshëm për 365 ditët kalendarike, që po i lëmë pas.

Patjetër, më i forti mund të konsiderohet reagimi i Giggi Buffon pas ndeshjes çerekfinale të Champions League, Real Madrid-Juventus, kur u akordua ajo penallti e diskutueshme nga kryesori anglez, që eliminoi bardhezinjtë.

Arbitri ka qenë një kafshë, në vend të zemrës ai paska një kosh mbeturinash”, – shfryu dufin e legjenda e portës. Më poshtë, po ju njohim me disa deklarata të tjera, që kanë mbetur si “shenjë” në memorien e kujtdo.

Gerard Piqué: “Ka njerëz që mezi presin të gaboj, ndaj ndihem sikur po e braktis shpellën…”

Valentino Rossi:  “Kam frikë nga Márquez, ai ka shkatërruar sportin tonë”

Mino Raiola : “Pep Guardiola si trajner është fantastik. Si një njeri, është një zero absolute. Ai është një frikacak, një qen”

Yayá Touré: “Guardiola pretendon të mos ketë probleme me lojtarët me ngjyrë”

Dani Ceballos : “Zidane e ndryshoi sistemin për të aktivizuar lojtarë të tjerë”

Komunikata e shkarkimit të Lopetegui: “Bordi i Drejtorëve e kupton se ka një shpërpjestim të madh mes cilësisë së stafit të Real Madridit, i cili ka 8 futbollistë të nominuar për “Topin e Artë” të ardhshëm, diçka e paprecedentë në historinë e klubit”

mourinho jose
mourinho jose

Jose Mourinho: “Meritoj respekt, sepse unë kam më shumë tituj se 19 trajnerët e tjerë të Premier”

Alberto Puig: “Të tjerët kanë dashur të fitojnë titullin e MotoGP më shumë se Pedrosa”

Dani Pedrosa: “Që Alberto Puig të të lërë në paqe, nuk duhet të flasësh keq për të”

Sergio Ramos: “Unë kam qenë në ballë të dallgëve për një kohë të gjatë dhe më pëlqen ky rol…, edhe pse ndonjëherë ndodh që varka të fut ujë”

Alan Shearer për Paul Pogba: “Nuk e meriton as t’iu lidhë këpucët yjeve të mëdhenj që kanë luajtur me Manchester United”

messi dhe maradona
messi dhe maradona

Maradona për Messi: “Është e padobishme të bëjmë udhëheqës një njeri, që shkon 20 herë në banjo para një ndeshjeje”

Iker Casillas për Mourinho: “Në rastin e trajnerëve, kur dhe si e kuptojmë se ata nuk janë më të përgjegjshëm për drejtimin e një ekipi?”

Dejan Lovren: “Sergio Ramos ka më shumë dështime se unë… Edhe Varane është më mirë se ai”

Jürgen Klopp: “Nëse e shihni përsëri ndërhyrjen e Ramos ndaj Salah dhe nuk e dini që është lojtar i Real Madridit, do ta konsideroni direkt të pamëshirshëm dhe brutal”

ramos dhe benzema
ramos dhe benzema

Sergio Ramos: “Klopp do të dëshirojë të gjejë justifikime, por kjo nuk është finalja e parë që humb”

Thibaut Courtois: “Simeone e kritikon Real Madridin që të bëhet popullor te tifozët e tij”

Ramos për Griezmann: “Injoranca është shumë e guximshme. Kur e dëgjoj këtë fëmijë, më kujtohet Totti, Buffon, Raul, Iker, Iniesta… Ata kanë fituar gjithçka dhe nuk ishin “Top i Artë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN