MENU
klinika

Etnografia shqitpare

“Tragjedia e Çamërisë flet” me Skënder Beqirin

10.12.2018 - 11:42

Është hapur në qytetin e Durrësit, në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasija” në bashkëpunim me shoqatat kulture atdhetare “Labëria” dhe “Ismail Qemali”, si dhe me shoqatën e shkrimtarëve të Vlorës, “Petro Marko”, ekspozita fotografike e Skënder Beqirit, një fotografi 92 vjeçar me origjinë nga nga Çamëria, Skënder Beqiri.

Mbi supe ai ka 50 vjet përkushtim të fotografisë, i quajtur ndryshe si “Marubi i Çamërisë dhe Vlorës” ai vjen me këtë ekspozitë me historinë e tij dhe të vendit nga vjen.

Veprimtaria e tij e madhe si artist dhe mjeshtër i fotografisë është shfaqur në mbi 30 ekspozita fotografike në shumë qytete të Shqipërisë.

Kjo ekspozitë që flet për rrënjët e tij dhe të tragjedisë së madhe të vendit nga vjen është quajtur me temën “Tragjedia e Çamërisë flet”.

Ekspozita ka 750 fotografi të cilat vijnë nga periudhave të ndryshme. Në të shprehet një zhvillim social-ekonomik dhe kulturor i trevës së Çamërisë së hershme.

Me anë të aparatit ai ka zhvilluar një kujtesë të tërë të një populli që ka kaluar një sërë vështirësish për të mbijetuar, terrorin dhe dhimbjet e një pjese të kombit shqitpar  nga padrejtësistë e dikurshme.

Gjithashtu në këtë krahinë janë zhvilluar një sërë kontributesh në  shpalljen e pavarësisë, gjë që nuk mund të ngelej pa u afishuar, por sidomos periudhën e genocidit ndaj çamëve dhe shpërnguljen e tyre me forcën e armëve nga grekërit.

 Një pjesë tjetër e kontributit të këtij vendi është ajo antifashiste nacinal-çlirimtare si dhe persekutimin e tyre të mëtejshëm në burgjet e komunizmit. Fotot ai i ka të mbledhura në familje çame, në tragjeditë e tyre, por ka qenë personazh okular si fotograf . Duke ikur bashkë me ta e duke fotografuar.

 Vlora si thotë ai gjithmonë është pjesë e trungut të Çamërisë dhe pjesë e pandalshme e gëzimeve dhe e hdihërimeve të saj.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Florian Tahiri, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, që është gjithashtu  edhe përfaqësues i shoqatës “Çamëria” si dhe përfqësues të komunitetit çam e të kulturës.

Falë objektivit ku fotograf i talentuar dhe i papërtuar në punën e tij ka shkëputur shumë momente që ngelen në kujtesën e një kombi dhe shprehin historinë e tij, dhimbjet dhe dramat e mëdha.

Vetë fotografi 92 vjeçar Skënder Beqiri, shprehet se kjo punë është fryt i përkushtimit dhe dashurisë së tij, ndaj popullit të tij, ndaj vendlindjes e cila ka pasur një padrejtësi të madhe, një dhimbje të hapur, një dramë që nuk do harruar.

Në 7 stenda të ekspozitës, autori është përpjekur të hedhë dritë përmes faksimileve, dokumente, momente jetike, fakte dhe argumente mbi mbështetjen e historisë që thotë se autoritetet greke bashkëpunuan me nazifashistët në Luftën e 2 Botërore.

Këto fakte hedhin dritë dhe shtojnë një argument plus për kuptimin e luftës së çamëve, rolit të tyre si dhe rolit të grekërve dhe kjo  ndryshe nga akuzat e ngritura prej grekërve ndaj popullsisë çame për bashkëpunim me pushtuesin.

Patriot sa dhe i ndjeshëm ndaj çështjeve kombëtare, ai mendon se Kosova fitoi për të tjera arsye, si më e madhe dhe me mbështetje të gjerë, ndryshe nga vendi nga lindi ai, që ishte pjesë e një skenari më të gjerë.

Ekspozita “Tragjedia e Çamërisë flet” do të jetë e hapur në vazhdim në Tiranë e më pas në Fier, Elbasan, e në Kosovë.

Po si nis jeta e tij

Skënder Beqiri ka lindur në Vrohona të Çamërisë më 15 maj të vitit 1929. Me dëbimin e çamëve vendi i tyre nga shovinistët grekë, dhe kjo e orkestruar politikisht, pas caktimit të kufijve në 1912, pra pas luftës së dytë Botërore ai 14 vjeç migroi dhe u vendos në Vlorë, ashtu si mijëra çamë të tjerë.

I lindur dhe i edukuar në një familje me tradita patriotike, karkateri i tij do të ndikohej në ato karakteristika që e bëjnë një burrë punëtor, serioz, të heshtur, bujar e me zemër të madhe. Ai tashmë ka shumë vite eksperience mbi supe si veprimtar i çështjes çame.

Si studiues i vendit të tij ai gjithmonë ka ndier dashuri për vendin e tij sidomos për Çamërinë, Labërinë dhe Vlorën si një patriot dhe si një fotograf me përvojë. Falë punës së tij ka qenë i lidhur me intelektualë të shumtë si Skënder Luarasi, Mustafa Suljoti, Fatos Arapi, Viron Koka, Nermin Vlora Falaschi, Nasho Jorgaqi, Petrit Kume, Bardhosh Gaçe, Llambi Durolli), Ibrahim D. Hoxha, Xhebro Gjika e shumë të tjerë që i janë bashkuar në jetën e tij po aq sa kanë pasuruar atë profesionisht.

Në 1964 është vlerësuar me çmimin e parë nga revista “Ylli”, në ‘’Ekspozita Vlora sot”.

Ka shumë çmime nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Ai është “Nderi i Çamërisë” nga Shoqata Patriotike “Çamëria” me motivacionin “Për punën e palodhur dhjetra vjeçare në dokumentimin e aktivitetit dhe vlerave të popullsisë çame’’ më 19.04.2009.

Nga Këshilli i Qarkut të Vlorës, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare,  ka marrë titullin “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës” me motivacionin ‘’Për kontribut të çmuar në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave kulturore e historike të Vlorës dhe të Çamërisë”.

Sipas Halim Halimit, regjisorit të mirënjohur të Qendrës kulturore Vlorë, 5 personalitetet e shquara të Çamërisë sipas tij janë, Fadil Zeqiri, Shyqyri Zeneli, Bajram Hajrullai, Mustafa Suljoti dhe Skënder Beqiri, fotografi i përkushtuar për çështjet e Atdheut.

Në fonotekën e tij përfshihen mbi 25 mijë fotografi, negative, dhe filma ku janë fiksuar një jetë e tërë e zhvillimit historik të figurave të shquara intelektuale, patriotike, luftarake, institucione shtetërore, qendra muzeale, vlera kombëtare, njerëz të thjeshtë dhe momente që sjellin një seri faktesh për të pasuruar historinë tonë.

Një bashkëpunim i frytshëm i këtij fotografi dhe mbledhës fotosh nga patriotët e vet është edhe me folkoristin Fatos Rrapaj të mblidhte folkorin e Çamërisë, duke e botuar në një libër voluminoz më vete.

Në trokitjen e shumë dyerve ku ka shtëpi çame ai ka mbledhur, vrasjet, dhunën, dokumentet, baladat e doket, zakonet e vjetra, ceremonitë fmaljare, dasma e vdekje. Një pasuri e pashembullt dhe një njeri që flet i tëri me veprat e tij të çmuara. Puna e tij titanike vazhdon në çdo moment të qenies së tij.