MENU
klinika

Akuzë për keqpërdorim

Maqedoni/ Një ish-ministër akuzohet për dëmtim të buxhetit

11.12.2018 - 11:16

Drejtoria e policisë financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorovit.

Gjithashtu, të kallëzuar janë edhe Pançe Kralev, pastaj I. E., ish-këshilltar për investime kapitale, N. H., udhëheqës i autorizuar në sektorin e kësaj ministrie.

Akuza ka të bëjë me periudhën kur Todorov ishte ministër i Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë.

Të kallëzuarit e kanë ditur se po zhvillohen punime jo të rregullta në Shtëpinë e ARM-së në Ohër, për përshtatje dhe shfrytëzim nga ana e Universitetit për teknologji informatike, por nuk kanë ndërmarrë masa.

Me këtë rast, buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 78 mijë euro. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banka Botërore: Është 15%

“Tarifa” e korrupsionit me rrugët

Deklarohet ambasadori amerikan

‘Ka ardhur koha të luftohet korrupsioni’


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat