Gjashtë javë pasi ata filluan të lëkundnin politikën franceze dhe një muaj pas shpërthimit të dhunës në Champs Elysees, protestuesit “jelekverdhë” mbeten shumë enigmatikë. Pyetja tani është nëse lëvizja do të mund të bëhet një zë politik.
Kush janë “Jelekverdhët”? Cilat janë rrënjët e vërteta të kryengritjes së tyre? Dhe çfarë duan ata? Gjashtë javë pasi ata filluan të lëkundnin politikën franceze dhe një muaj pas shpërthimit të dhunës në Champs Élysées, këto pyetje ende debatohen në Francë.
“Jelekverdhët” mbeten shumë enigmatik. Rebelimi i tyre nisi me okupimin e rrethrrotullimeve në të gjithë vendin, dhe demonstrata të dhunshme në Paris. Ata kanë patur mbështetjen e rreth 70% të popullsisë, por protestat e tyre kurrë nuk kanë tejkaluar 300,000 pjesëmarrës, shumë më pak se në demonstratat e organizuara nga sindikatat e kaluara kundër reformave sociale. Ata kanë qenë kudo në media, por nuk kanë një lider.
Kur, në kulmin e krizës, Kryeministri Édouard Philippe bëri thirrje për dialog dhe hapi derën e tij, askush nuk u shfaq. Nuk është e lehtë të gjesh se çfarë duan vërtet.
Kryengritja fillimisht u shkaktua nga taksat shtesë për karburantit, me qëllim që të inkurajonte një reduktim të emetimeve të dioksidit të karbonit. Por, pasi qeveria anuloi rritjen e planifikuar të taksave, protestuesit paten ankesa të tjera. Përsëri, presidenti Emmanuel Macron njoftoi më 10 dhjetor shfuqizimin e rritjes së taksave për pensionistët dhe një ngritje të nivelit të përfitimeve sociale që do të rrisin të ardhurat e njerëzve me pagë minimale prej 8.5%. Protestuesit patën kërkesa politike, duke përfshirë një hapësirë më të madhe për demokraci të drejtpërdrejtë, veçanërisht nëpërmjet referendumeve popullore.
Në protestë morën pjesë edhe njerëz nga rrethinat. Është më pak e thjeshtë të kuptohet pse kaq shumë njerëz të klasës së ulët të mesme ndihen të paaftë për të arritur qëllimet.
Nuk është çudi që ka pasur shumë më tepër xhaketa verdhë në qytete me 50,000 banorë sesa në Lyon apo në Tuluzë.
Shumë njerëz të klasës së mesme mendojnë se kontrata shoqërore është prishur. Ata dikur besonin se nivelet në rritje të arsimit do të sillnin punë më të mira, të ardhura më të larta, prosperitet më të madh dhe lëvizshmëri sociale në rritje për fëmijët e tyre. Por rritja është bërë tepër e dobët për të gjeneruar rritje të ndjeshme në të ardhura, punët e klasës së mesme kërcënohen nga revolucioni dixhital.
Ka një pesimizëm francez të rrënjosur thellë që vetëm përforcon ankthin e francezëve.
Macron kishte idetë e duhura. Ai fliste për njerëzit që privohen nga mundësitë. Por ai e nënvlerësoi madhësinë e ndryshimit në perspektivën që ai po bënte, dhe nuk arriti t’i përgjigjet kërkesës për drejtësi në hartimin e reformave.
Veprimet e tij të para, ulja e taksave për pasuri dhe kapital, bënë që ai të konsiderohej “presidenti i të pasurve”.
Si rezultat, një dëshirë për kryengritje tashmë ka zënë rrënjë në shoqërinë franceze. Një segment i tërë i shoqërisë franceze që ndihej i papërfaqësuar dhe pothuajse i padukshëm, tani ka një ngjyrë dhe ka filluar të ndërtojë identitetin. Pyetja tani është nëse lëvizja do të mund të bëhet një zë politik…
Jean Pisani-Ferry, një profesor në Shkollën e Qeverisjes Hertie (Berlin) dhe Sciences Po (Paris), është anëtar në Institutin e Universitetit Evropian dhe është një anëtar i lartë në Bruegel./konica.al