MENU
klinika

Rikthimi

Armando Sadiku prezantohet te Lugano

15.01.2019 - 20:54

Akordi u arrit që mbrëmë, ndërsa sot janë kryer procedurat e duhura dhe Armando Sadiku ka fluturuar menjëherë drejt Zvicrës dhe më pas është prezantuar te Lugano.

Nuk ka kaluar pa një deklaratë nga Livio Bordolli, trajneri që e stërviti atë në sezonin 2013-14. Në një intervistë për “ticioneës.ch”, ish-trajneri i tij, mendon se Sadiku do të zgjidhë problemet e sulmit te Lugano.

“Kur erdha te Lugano, skuadra ishte në vendin e parafundit në ligën e dytë, dhe e fillova me humbje. Në fund, e mbyllëm kampionatin në vendin e dytë, falë edhe golave të Sadikut.

Mendoj se me këtë afrim, trajneri i Luganos do ketë një tredhëmbësh mjaft të mirë në sulm, me Botanin, Junior dhe Sadikun.

Armando sjell në fushë një dëshirë të madhe për të mësuar, për të mos u dorëzuar kurrë. Kam pasur marrëdhënie të mirë me të, dhe dëgjohemi shpesh në telefon. Sadiku është një sulmues tipik zone, kur sheh një mundësi, godet me precizion nga çdo pozicion.

Është një avantazh i madh, një punë shumë e mirë që e rikthyen në skuadër. I vetmi dyshim mund të lidhet me dëmtimin e tij kohët e fundit, por mendoj se klubi e ka vlerësuar mirë edhe faktin që ai vjen pas një dëmtimi” – deklaroi ish-trajneri i bomberit elbasanas, Livio Bordoli.

Është rikthimi i tretë për Sadikun në Zvicër te Lugano, pasi më herët ka qenë në vitet 2012-2014, si dhe në formën e huazimit nga Zurich, në vitin 2017. Sadiku kërkon të jetë në formën maksimale, në mënyrë që në mars të marrë sërish ftesën në Kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN