MENU
klinika

Legjenda e futbollit shqiptar

Futbolli në zi, ndahet nga jeta Vasillaq Zëri

25.01.2019 - 14:10

Një tjetër lajm i trishtë vjen për futbollit shqiptar, që sot ka ulur flamurin në gjysmë shtizë. Legjenda e futbollit shqiptar Vasillaq Zëri ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.

Zëri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, së cilës nuk mundi dot t’i mbijetojë, pavarësisht trajtimit mjekësor.

Vasillaq Zëri ka qenë pjesë e Dinamos dhe e Kombëtares, ndërkohë që është nderruar edhe me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar” nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Një atlet në fushën e lojës, Zëri pati ra në sy edhe të ekipit Ajax, por asaj kohe ishte e pamundur ky transferim, për shkak se bëhet fjalë për fundin e viteve 70’.

Vasillaq Zëri ka lënë shenjë në futbollin shqiptar në vitet 70-80, si një sulmues i shpejtë, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij.

Krahas ndeshjeve me ekipin Kombëtar, mbresa kanë lënë ndeshjet e tij me Dinamon në Kupat e Europës kundër Ajax, Aberden dhe Carl Zeiss Jena.

Përveç fushës së trajningut, Zëri ka dhënë një kontribut të veçantë në Federatën Shqiptare të Futbollit ku ka punuar për disa vite.

“Të dashur miq të familjes sonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Vasillaq Zëri, një ish-sulmues i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara” – ka ngushëlluar presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN