MENU
klinika

2 muaj protesta

“Jelekverdhët”, rrezik për Francën dhe gjithë Evropën…

14.01.2019 - 12:21

Lëvizja është një rrezik për gjithë Europën

Lëvizja “Jelekverdhët” nisi dy muaj më parë…

E që atëherë, dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur, shumica në aksidente. Rreth 1,700 protestues janë plagosur dhe rreth një mijë anëtarë të forcave të sigurisë po ashtu. Katër vetë janë gjymtuar nga granata me gaz lotsjellës që përmbajnë eksplozivë. Gjashtëdhjetë persona janë plagosur në fytyrë, përfshirë 12 prej tyre që kanë humbur njërin sy.

Revolta është ideologjikisht e ngjashme me të djathtën ekstreme.

Dhuna e paarsyeshme, racizmi, seksizmi, antisemitizmi dhe homofobia janë ana e errët e lëvizjes që ka zhytur Francën në krizën më të keqe të gjysmë shekullit të kaluar.

Ashtu si mbështetësit e Donald Trump-it në SHBA, “jelekverdhët” nuk besojnë tek mediat tradicionale. Gazetarët konsiderohen si pjesë e elitës dhe si bashkëpunëtorë të administratës së Makronit.

Më shumë se 50 deputetë parlamentarë nga “La République en Marche” (LREM) e Makronit janë kërcënuar me varje, gijotinë, etj.

Jean-François Mbaye, një tjetër deputet i LREM, mori një letër anonime. I njëjti tekst iu dërgua dy deputetëve të tjerë të LREM-it. “Do të vdisni”, shkruhej në letër.

Gilles Le Gendre, presidenti i grupit LREM në Asamblenë Kombëtare, akuzoi partinë e Marine Le Pen, për nxitjen e kaosit.

Ashtu si ish-kryeministri italian Matteo Renzi, Makron erdhi në pushtet gjithë optimizëm. Ashtu si Renzi, vlerësimi për të “u shemb”. Tani “jelkeverdhët” ngjasojnë me lëvizjen populiste Pesë Yje (M5S) e themeluar në Itali.

Disa kanë frikë se Franca do të përsërisë skenarin italian të një koalicioni midis populistëve dhe të drejtës ekstreme.

Duket se e ardhmja e Evropës, si dhe e ardhmja e Francës, është në rrezik, dhe varet nga përpjekjet e Makronit për të qetësuar trazirat në vend./konica.al