MENU
klinika

Diplomacia serbe

‘Nuk presim marrëveshje me Kosovën gjatë vitit 2019’

06.01.2019 - 09:48

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, nuk beson se gjatë vitit 2019 do të përfundojnë bisedimet dhe të arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha kurdo që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, ajo do të vërtetohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë për gazetën serbe Blic, se planifikohej që dialogu të përmbyllej deri në fund të mandatit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, të cilës i përfundon mandati në katër mujorin e fundit të vitit 2019, por Daçiç dyshon kjo mund të ndodhë pas bllokadës së bisedimeve dhe se thotë se është e sigurt se Mogherini në të ardhmen nuk do të jetë ndërmjetësuese në bisedime.

Ka shumë arsye se pse bisedimet nuk do të përmbyllen deri në fund të vitit. Shqiptarët po këmbëngulin se marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ne njohim pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiç.

Sipas tij, është një sukses i madh që në dialog është kthyer tema e zgjidhjeve thelbësore, e jo vetëm në çështjet teknike.

Tash të gjithë atyre, për të cilët pavarësia ishte e padiskutueshme, po hapin rrugë, siç po thonë amerikanët- për zgjidhje relative e cila do të respektonte qëndrimet e të dyja palëve”, tha ai. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat