MENU
klinika

Shqipëria në ngërç kreditimi

Bie kredia për ekonominë, FMN zbulon shkaqet

02.02.2019 - 16:35

Nga të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë, vihet re se Shqipëria po përballet me një ngërç kreditimi.

Kjo pasi ka një rënie të kredisë për ekonominë. Vitin e kaluar sipas BSH-së, kredia për ekonominë ra me 20 miliardë lekë.

Vetëm në nëntor, kredia që bankat kanë dhënë për individët dhe bizneset zbriti nga 554 miliardë që ishte në nëntor të 2017, në 534 miliardë lekë.

Lidhur me këtë çështje, Fondi Monetar Ndërkombëtar përmes një deklarate zyrtare, bën me dije se shkak i këtij ngërçi ekonomik është largimi i disa bankave evropiane nga Shqipëria.

Kjo sipas FMN ka shkaktuar efekte negative për ekonominë shqiptare, duke dëmtuar kreditimin e ekonomisë dhe duke kufizuar ofertën, pasi bankat me origjinë nga vendet e BE-së kanë qenë kreditorët krysorë të ekonomisë në vendin tonë.

banka-e-shqiperise-konica.al

Ndërkohë FMN ka publikuar dhe disa arsye të tjera të këtij ngërçi kreditimi me të cilin po përballet Shqipëria.

Sipas FMN përveç largimit të bankave evropiane, arsye të tjera janë:

-Niveli i lartë i informalitetit
-Zbatimi i dobët i ligjit

Nisur nga këto arsye, FMN i ka rekomanduar qeverisë dhe BSH të ndërhyjnë me masa të shpejta.

FMN paralajmëron se pas ngadalësimit të Eurozonës, ngërçi i kreditimit është risku i dytë më i madh që dëmton rritjen ekonomike.

Masat e domosdoshme që duhen marrë nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë sipas FMN janë:

-Listimi i kredive të këqija
-Forcimi i së drejtës së pronës
-Zbatimi i ligjit të falimentit/ E.S