Edhe pse në vendin tonë, koha nuk është shumë e përshtatshme, shumë prej këngëtarëve apo personazhe të tjerë të njohur, këtë periudhë e kanë shfrytëzuar për të pushuar dhe destinacione janë bërë vende me diell.
Por jo vetëm Luana është duke pushuar në një vend me diell si Maldivet, pasi tashmë pushimet i ka nisur edhe Ledri Vula. Këngëtari i njohur është “arratisur” në Dubai. Me anë të disa postimeve në Instagram, ai ka treguar se e kanë pritur si një yll të vërtetë. Mund të themi se e kanë respektuar si të ishte “sheik”.
Në imazhet e publikuara duket se Ledri është akomoduar në hotel ku e kanë pritur me një jastëk të personalizuar dhe disa ëmbëlsira të zbukuruara me flamurin shqiptar.
Duket se projekti i tij i fundit “That’s Mine” në bashkëpunim me Gashin ka kaluar kufijtë shqiptar pasi në ëmbëlsirë shkruhej titulli i këngës.