Maks Velo, një nga njerëzit më kritikë në lidhje me vlerat e reja që po ndërtohen në Shqipëri, një prej 160 arkitektëve më të njohur në botë në Enciklopedinë Botërore të Arkitekturës, një nga zërat më të fortë publik për shumë çështje që lidhen me kulturën dhe me të kaluarën sa dhe të tashmen, piktor, shkrimtar dhe arkitekt ka ka çelur edhe një ekspozitë me 22 projekte të periudhës së komunizmit dhe demokracisë në sallën e re të ekspozitave, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ai gjithashtu ka dhënë mendimin e vet edhe për konceptin e arkitekturës, estetikës dhe profesionit.
22 projekte të arkitekturës, të realizuar gjatë socrealizmit është fokusi i saj, ky fokus aq i diskutueshëm për kohën sot, si për vlerat që ka përcjellë, dhe në kundërshtimet e këtij fenomeni.
Sipas tij artisti i vërtetë duhet të orientohet në jetën e tij profesionale nga ndërgjegjia, por kjo për të ngritur një shoqëri të denjë duhet dhe në nivelin e një njeriu sa dhe grupit komunitetit dhe gjithë shoqërisë.
Ai ka qenë gjithmonë këmëngulës në jetën e tij për një arkitekturë moderne, dhe për këtë ka hequr dhe një kalvar vuajtjesh në sistemin komunist. Disa nga projekt-idetë që në kohën e mëparshme ka krijuar kanë qënë godina e ATSH-së, Uzina Mekanike në Peshkopi, ish-kinema “Pioneri”, shkolla “Emin Duraku”, ish-hotel “Arbana” dhe “Vollga”deri tek godina e Kadaresë tek rruga e “Dibrës”.
‘’Mjeshtri i arkitekturës’’ mendon se arkitekturën në Shqipëri e udhëheq politika. Më pas ndjenja e shkatërrimit mbizotëron tek ne shqiptarët e nga kjo ne nuk kemi estetikë. Kurse në lidhje me arkitekturën ai mendon se puna e arkitektëve nuk vlerësohet askund dhe nuk ka hierarki profesionale, nuk ka mirënjohje si dhe punën e tyre.
Një nga shqetësimet e mëdha që Velo ka sot është se puna e arkitektëve nuk vlerësohet askund. Vepra e tyre profesionale udhëhiqet nga politika dhe nga droga. Për Shqiptarja.com ai shprehet se:
‘’Kemi konkurse për drama, poema dhe romane, s’kemi asnjë konkurs për arkitekturën. Qeveria nuk ka dhënë asnjë çmim për as një njeri, kur kjo është fusha e veprimtarisë më të rëndësishme. E gjithë kjo bëhet, sepse pas është një mafje që lanë paratë e drogës”.
Për më shumë ai shton: ‘’Politikanët i detyruan arkitektët që të shesin profesionin, sot udhëheqin politikanët. Ata i marrin tërë vendimet. KRT-ja u bë pas i u zhduk Instituti i Urbanistikës në vitin 2010. Me një vendim të këshillit të Ministrave, Berisha anuloi Institutin Urbanistik. Ne s’kemi institut. Qeveria bën ç’të dojë me një KRT-ën. Dalin nuk marrin vesh çfarë bëjnë, sepse vendimet nuk i kanë marrë specialistët”.