MENU
klinika

Këngëtarja nuk e fal

Adele fiton 170 mln dollarë në vit, i ati punon për 60 euro

31.03.2019 - 15:09

Këngëtarja e njohur Adele nuk ka një marrëdhënie të mirë me babain e saj biologjik, Mark Evans.

Mësohet se 55 vjeçari është një ish-i alkoolizuar dhe nuk takohet prej vitesh me vajzën e tij.

Sipas të përditshmes britanike ‘The Sun”, prindi i mohuar nga këngëtarja e njohur punon si shofer në një shoqëri transporti ku paguhet rreth 60 euro në ditë. Një diferencë e madhe në krahasim me vajzën e tij, e cila është ndër personazhet më të paguara në botë.

Adele fiton rreth 170 milionë dollarë në vit. Mark e ka braktisur Adelen në moshën 2-vjeçare bashkë me nënën e saj për shkak të problemeve me alkoolin. Disa vite më parë ai në një intervistë i kishte kërkuar falje vajzës së tij, ndërsa këngëtarja i ishte përgjigjur se nuk donte asnjë lloj marrëdhënie me të.

Një mik i Mark Evans, është shprehur se ai e di që ka gabuar rëndë me vajzën e tij por do që të rregullojë marrëdhënien me të.

“Ai do të jetë një gjysh normal dhe ka dëshirë të shëtisë me nipërit e tij. Mark nuk ka një jetë normale, e ka zemrën të copëtuar”, ka treguar ai.

Megjithatë, edhe pse babai i saj është penduar dhe prej kohësh kërkon paqe, këngëtarja duket se nuk ndryshon mendim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argëtim në një club gay-sh

Jennifer Lawrence dhe Adele, lojëra me pije

Listën e kryeson Adele

Sa është pasuria e Rita Orës?