MENU
klinika

Nuk paguan taksat

Akuza të forta ndaj Shakirës, rrezikon të futet në burg

12.03.2019 - 11:26

Është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias akuza për evazion fiskal e këngëtares Shakira së bashku me partnerin e saj Gerad Pique.

Çifti akuzohet se nuk kanë paguar taksa gjatë qëndrimit të tyre në Spanjë dhe për këtë rrezikojnë deri në ‘burg’. Dyshohet se që nga viti 2012 kur ajo është shpërngulur në Spanjë nuk i ka paguar shtetit asnjë qindarkë taksa nga të ardhurat e saj.

Prej vitit 2012-2014 ajo i detyrohet shtetit spanjoll 16.4 milionë dollarë taksa.

Gjatë seancave gjyqsore, përfaqësuesit e saj janë shprehur se gjatë kësaj periudhe Shakira dhe Pique kanë qenë ende shtetas në Bahamas
dhe paguan taksa atje derisa u vendosën përfundimisht në Spanjë.

Nëse gjykata arrin të vërtetojë të kundërtën, Shakira do të përballet me një gjobë të madhe madje rrezikon edhe burgun.