Gjetje e jashtëzakonshme në Londër: nën dyshemenë e shtëpisë së tij, Vincent Van Gogh kishte fshehur dokumente të dobishme për të hedhur dritë mbi periudhën që kaloi në kryeqytetin britanik, kur piktori ishte vetëm 20 vjeç.
Sipas restaurars.altervista.org, dokumentet u gjetën nën dyshemenë e një apartamenti që Vincent Van Gogh kishte jetuar mes viteve 1873-1874. Në të njëzetat, Van Gogh kishte gjetur punë në një galeri arti në “Covent Garden”.
Pronarët e shtëpisë, gjatë rindërtimeve të kohëve të fundit, gjetën një libër lutjesh, disa vizatime me bojëra uji dhe një kontratë sigurimi, që mbante emrin Ursula Loyer.
Sipas Martin Baile, ekspert për piktorin, njëkohësisht kurator i ekspozitës “Van Gogh dhe Britania”, asokohe artisti ishte i dashuruar me vajzën e Ursulës. Ka të ngjarë që të ketë qenë e dashura e tij që i ka bërë vizatimet, pasi stili i tyre duket të jetë ndryshe nga ai i njohuri i artistit të madh. Libri I vogël I lutjeve ndoshta i përkiste qiramarrësit të shtëpisë dhe Vincent Van Gogh, një katolik i mirëfilltë, mundet ta ketë lexuar atë.
Vinsent van Gogh lindi në 30 mars të vitit 1953 në Zundrat të Hollandës dhe vdiq më 29 qershor të vitit 1890 në Over-sur-oj. Ishte illustrator teknik holandez dhe piktor post-imresionist. Në mes pikturave të tij ndodhen vperat më të njohura, më affirmative dhe më të shtrejnta. Pjesë e popullaritetit të tij ka ardhur brenda faktit që ai është simbol i vetmisë dhe bohemit të mundishmshëm.
Edhe përkundër faktit se Vinsenti ka pasur disa lidhje romatike, ai asnjëherë nuk u martua dhe s’kishte fëmijë. Madje, njerëzit që nuk i njohin veprat e tij artistike mendojnë se ai e ka prerë veshin. Për këtë shkak shumë supozojnë se Vinsenti ka bërë vetëvrasje për arsye se veprat e tij artistike nuk ishin të pranuara. Nga ana tjetë, në realitet edhe për kundër asaj se Vinsenti, disa herë vërtet kishte probleme mendore para se të vetëvritet, ai sërish mori disa kritika pozitive prej disa kritikë radikalë. Për çdui, kritikat pozitive mendohet se e kanë bërë edhe më të trishtueshëm.
Në rininë e tij, Van Gogu ka punuar në Angli, Hollandë dhe Belgjikë si tregtar i veprave artistike, arsimtar dhe prift. Ai filloi të pikturojë diku nga viti 1880, periudhë që zgjati vetëm dhjetë vjetë. Pikturat e para të tij karakterizoheshin si të trishta, por kur në Paris u njoh me impresionizmin dhe neoimpresionizmin, stili i tij u ngrit dhe u zhvillua më tej.
Të gjithë veprat e tij, (diku rreth 900 fotografi dhe 1100 vizatime) i ka pikturuar gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës. Konkretisht numrin më të madh të veprave më të njohura i ka pikturuar gjatë dy viteve të fundit të jetës. Vetëm në dy muajt e fundit të jetës, Van Gogh arriti të pikturojë nëntëdhjetë piktura. Mbas vdekjes së tij, fama e Van Gogut filloi të rritej ngadalë. Një ndihmesë të madhe për këtë ka dhënë edhe bashkëshortja e vëllait.