Sipas disa të dhënave të Insitutit të Statistikave vihet re se ekonomia shqiptare është rritur me 4.06% gjatë vitit të kaluar.
Sa ishte rritja e prodhimit kombëtar në 3-mujorin e fundit të 2018?
-Në këtë periudhë kohore, rritja e prodhimit kombëtar u ngadalësua me 3.1% nga 4.35% që ishte
Pse ishte i pritshëm ngadalësimi i rritjes ekonomike?
-Nga faktorët që ndikuan në 3-mujorët e mëparshëm. Këto faktorë kishin natyrë të:
a. të përkohshme
b. sezonale
Rritja për gjysmën e parë të vitit:
-U mbështet nga:
a. Prodhimi i lartë i energjisë elektrike
b. Sezoni i mbarë turistik
Rritja për gjysmën e dytë të vitit:
-U mbështet nga:
a. Industria nxjerrëse, me 28%
b. Industria përpunuese, me 5%
Një tjetër gjë që vihet re është se ka pasur një rënie të ndjeshme të kontributit të investimeve në rritjen ekonomike:
-Për 3-mujorin e katërt ivestimet u rritën me 1.87%
-Kjo rritje u mbështet nga ndikimi i konsumit të popullatës
Pavarësisht problemeve me të cilat u përball ekonomia shqiptare arriti të ruajë një rritje prej të paktën 4% mbi kufirin.
Pasiguritë për ekonominë këtë vit janë në rritje.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri me dije se kriza politike po ndikon edhe në zhvillimin ekonomik.
Ky tension politik në vendin tonë mund të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit tonë.
Kjo sepse mund të transmetojë pasiguri te bizneset, pse jo edhe turistët e huaj.
Problemet me të cilat po përballet ekonomia janë:
a. Projektet madhore të investimveve të huaja drejt mbylljes
b. Përmbysja e kushteve hidrike do minimizojë kontributin e sektorit energjitik
Sinjalet nga eurozona:
-Këto sinjale janë me efekte negative në eksporte dhe investime të huaja