E marta ishte dita më poshtëruese për kryeministren britanike. Zëri i Theresa May mezi dëgjohej. Philip May, duke shikuar gruan e tij, dukej tërësisht i mjeruar. Humbja me 149 vota ishte një surprizë për madje edhe për më pesimistët e qeverisë.
Në kohë normale kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë. May jo. Tani edhe ajo e ka humbur arsyen për të qëndruar sepse marrëveshja e saj është hedhur poshtë dy herë.
Por këto nuk janë kohë normale. Kryeministrja ende beson se do të arrijë të marrë miratim për marrëveshjen. Partia e saj nuk ka mekanizëm të qartë për ta hequr qafe. Pasi i mbijetoi një votimi të besimit në fund të vitit të kaluar, ajo nuk mund të sfidohet përsëri deri në dhjetor.
Për rrjedhojë, Britania është një vend me një kryeministër që nuk ka autoritet dhe një grup vrasësish që nuk kanë plumba.
Rezultati është një nga garat më të çuditshme të lidershipit në historinë e Partisë Konservatore.
Dy kandidatët kryesorë ndërpartiak janë Jeremy Hunt, sekretari i jashtëm dhe Sekid Javid,. Ata të dy kanë bërë fushatë për të qëndruar në BE, por besojnë se qeveria e ka për detyrë të respektojë rezultatin e referendumit. Ata kanë shumë përvojë, Hunt ka qenë më parë sekretar shëndetësor për gati gjashtë vjet dhe Javid gjithashtu ka drejtuar drejtoritë e biznesit dhe strehimit.
Ata gjithashtu kanë dobësi që vijnë nga përvoja e gjatë. Hunt ka bërë shumë armiq në sektorin publik dhe vendimi i Javid për të hequr shtetësinë e Shamima Begum, një nxënëse britanike që shkoi për t’u bashkuar me shtetin islamik në Siri, është bërë edhe më e diskutueshme që nga vdekja e fëmijës së saj.
Nga mbështetësit e Brexit ka më shumë alternative, duke përfshirë Boris Johnson, një ish-sekretar i jashtëm, Dominic Raab dhe David Davis, ish-sekretarët e Brexit.
Johnson u detyrua të tërhiqej. Shumë konservatorë kishin shumë dyshime në lidhje me karakterin e tij. Raab është duke bërë çmos për të patur mantelin e zotit Johnson, duke bërë fjalime që përshkruajnë filozofinë e tij dhe drejtimin e një fushate të mediave sociale. Por nuk mund të krahasohen.
Mos harroni Johnson! Ai mund ta zërë vendin e Theresa May. Hunt ose Javid do të bënin një punë më të mirë. Por gjërat edhe mund të përkeqësohen. Johnson është një rrezik shumë i madh: një burrë që krahasohet Donald Trump. A dëshiron vërtet partia konservatore të provojë perënditë populiste dhe të rrezikojë me Johnson?