Popujt indigjenë të pyjeve të Amazon po luftojnë kundër ndryshimeve klimatike. “Ne jemi të parët që prekemi,” thotë Sônia Guajajara, një nga udhëheqëset e indigjenëve më të njohur të Brazilit.
“Situata po ndikon në sigurimin e ushqimit tone. Dhe në kulturën tonë.”
Pyjet Amazon, një hapësirë më shumë se dy milion milje katrorë në të gjithë Brazilin dhe tetë vende të tjera, nganjëherë quhen “mushkëritë e planetit”, sepse pemët çlirojnë kaq shumë oksigjen dhe absorbojnë kaq shumë dioksid karboni, duke zbutur efektet e ndryshimit të klimës. Është gjithashtu shtëpia e një diversiteti të pashembullt të llojeve të kafshëve dhe bimëve, si dhe afërsisht një milion njerëzve indigjenë vetëm në Brazil.
Pylli tani është në rrezik nga Jair Bolsonaro, një udhëheqës populist, i ngjashëm me Presidentit Trump, i cili mori detyrën në janar.
Bolsonaro ka shkatërruar mbrojtjen për mjedisin, të drejtat e tokës indigjene, organizatat joqeveritare dhe në thelb të gjithë ata që nuk pajtohen me të.
“Vetëm në 50 ditët e para të qeverisë Bolsonaro janë shkatërruar 30 vjet përparim”, tha Guajajara. Puna e saj me Shoqatën e Popullatave Vendase të Brazilit përqendrohet në sigurimin e të drejtave të tyre, duke përfshirë pretendimet ndaj tokave pyjore. Brazili humbi gati 10 përqind ndërmjet viteve 2000 dhe 2017, sipas Institutit të Burimeve Botërore.
Tani Bolsonaro po kërkon të bëjë investime ekonomike për të shfrytëzuar pyjet, mineralet dhe burimet e tjera natyrore të vendit. Që nga inaugurimi i tij, Bolsonaro ka dobësuar ose shkatërruar agjencitë qeveritare që mbikëqyrin mbrojtjen për Amazon.
Tokat që njihen zyrtarisht si “toka kolektive” janë në pronësi të qeverisë, por të garantuara me Kushtetutë për shfrytëzim ekskluziv të grupeve indigjene. Bolsonaro thotë se ai dëshiron që ato toka të bëhen “më produktive”.
Guajajara tha “Për mua, ky është një lloj etnocidi. Etnocidi është kur e mbyt kulturën. Gjenocidi është kur i vrisni njerëzit. ”
Tani, Bolsonaro po këmbëngul se ai dëshiron “t’i unifikojë të gjithë në një kulturë”. Kjo është ofenduese dhe jorealiste, duke pasur parasysh se Brazili përfshin më shumë se 300 grupe etnike, duke përfshirë ndoshta 100 që nuk kanë asnjë kontakt me shoqërinë, dhe rreth 274 gjuhë.
Zgjedhjet Bolsonaro po ashtu e vënë në pikëpyetje fatin e një propozimi të një koalicioni ndërkombëtar të grupeve indigjene të Amazonit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Biodiversitetin vitin e kaluar.
Nëse ka shpresë për pyllin Amazon dhe për vendet ku autoritarët kërcënojnë demokracinë, ajo qëndron tek vendosmëria dhe fuqia e aktivistëve të shoqërisë civile si Sanja Guajajara.