20.03.2019 - 12:44
Në raportin për “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor për 2019”, është vlerësuar se ky treg vijon të përmirësohet.
Gjithsej në rajon janë krijuar 68 mijë vende pune, 38700 prej të cilave janë në Shqipëri.
Kryesisht vendet e punës të krijuara janë në industri dhe shërbime.
Sipas raportit edhe pse gjysma e rritjes së punësimit është regjistruar në radhët e tyre, femrat vijojnë të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës në vendet e BP.
“Papunësia pësoi ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga 16.2 për qind në 15.3 për qind; normat ishin nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë“, shkruhej në raportin e Bankës Botërore.